Reagon Ardian Muka: Kauza jonë, shpirtërore dhe morale, rikthim i shpresës

Nga Ardian MUKA

Të dashur qytetarë, votues të djathtë dhe të majtë, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Shtëpisë së lirisë”, të rinj dhe të moshuar, ju përulem përpara mbështetjes që më keni dhënë në këtë fushatë entuziaste.

Duke falenderuar secilin prej jush, them me bindje se votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë! Siç kam qenë në ballë të përplasjeve më të vështira prej vitesh, ashtu do të vazhdoj që të përballem për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë të dashur.

Sot ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale, kauzën e mirësisë qytetare! Prandaj ne më shumë se kurrë, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit!

I juaji, Ardi!

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Akuzat e Trump një akt historik! Soros dhe i biri ndihmuan Edi Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, në një akt historik, …

Leave a Reply