Turpi i Matit! Vata: Deputeti që e votuam bëhet patericë e Ramës!

Kryetarja e PD Mat, Denisa Vata ka reaguar në lidhje me veprimin skandaloz të deputetit të votuar nga demokratët matjanë, Kreshnik Çollakut, i cili qëndroi në komision me qëllim për të plotësuar kuorumin e nevojshëm.

Në postimin e saj në Facebook, Vata e quan Çollakun, ‘turpin e Matit’, në një moment që demokratët janë të pa shpresë, ai kthehet në patericë të Edi Ramës.

Reagimi i kryetares së PD Mat, Denisa Vata

Ditë e zezë për demokratët matjanë!

Të zhgenjyer nga qëndrimi i deputetit që e votuan, ai merr pjesë në komision me qëllim për të bërë korumin. Nuk e ka për turp që demokratët sot janë pa shpresë dhe ai bëhet patericë e Ramës. Këtej nga ana tjeteër dalin gjasme po ”themelojnë PD-në” e Matit tek lokalet e kryetarëve të PS, ku një pjesë e pjesmarrësve janë anëtarë të PS.

Turpi i Matit!

About Redaksia

Check Also

Zonat e errëta të Kolegjit të Evropës/ Le Figaro: Si u përdor Shqipëria në skandalin e mafies së Eurokratëve!

Nga Martin Bernier-Le Figaro Ndalimi i ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, …

Leave a Reply