“Nuk kemi qëllim t’i ndalojmë gjërat treshe”. Kështu në dhjetorin e 2020 ministrja e atëhershme franceze me delegimin për shtetësinë, Marlène Schiappa, siguronte dëgjuesit nga mikrofonët e Radio J. Fjalët e saj kanë hyrë në histori, duke i dhënë edhe një çmim për humorizëm politik të pavullnetshëm (në realitet në atë kohë ministrja ishte e impenjuar në një luftë kundër poligamisë). Shprehja të bën të qeshësh, por flet gjatë mbi imagjinatën erotike tonë: nga marrëdhlniet e rrezikshme (me treshen e formuar nga Markezja de Merteuil, Viskonti Valmont dhe Madamë de Tourvel) tek “Jules dhe Jim” i François Truffaut, fantazia e një raporti treshe është pjesë e pasurisë kombëtare franceze.
Kështu që nuk është për t’u habitur nëse në 2017, sipas institutit të sondazheve IFOP, 17% e francezëve kishte eksperimentuar trekëndëshin e dashurisë dhe deri 29% e parisianëve! Ky rezultat mjaft i respektueshëm mund të shpjegohet me pasionin për raportet komplekse, por edhe me një formë pragmatizmi, duke qenë se takimi treshe kujton shumë versionin e butë të një orgjie: seks me më shumë partnerë, por të gjithë në të njëjtin shtrat.
Kombinacione
Në imagjinatën kolektive, seksi treshe është parë si fantazi mashkullore par excellance, gjë që nuk i korrespondon domosdoshmërisht të vërtetës. Sipas të dhënave relative me 2012 të uebsajtit PornHub, në proporcion gratë e kërkojnë këtë lloj përmbajtjesh më shumë sesa burrat. Megjithatë, shifrat e IFOP flasin qartë: midis entuziastëve të treshes, burrat përfaqësojnë shumicën. Kjo diferencë ndihmon të boshatiset fusha nga një ekuivok i parë: në seksin treshe nuk ka një djalë të mirë paraqitur të rrethuar nga dy biseksualë të kushtuar vetëm kënaqësisë së tij. Pjesa më e madhe e tresheve parashikon të paktën dy burra, ka mundësi tre (në rastin e tresheve gei). Kjo nuk e pengon kulturën popullore të ushqejë endërrën e një varianti tjetër dhe më pak të shpeshtë, ata të dy grave dhe një burri (e kujtoni filmin kult Cruel Intentions të 1999 apo Shame e 2011). Për ta treguar këtë fantazi, interneti dhe industria e pornos kanë shpikur siglën FFM (Female – Female – Male, grua – grua – burrë), e kundërvënë MMF (Male – Male – Female, burrë – burrë – grua). Për prakticitet, do ta adoptoj këtë terminologji në pjesën tjetër të rubrikës.
Skema FFM është aq dalluese në imagjinatën heteroseksuale (“Kam pasur dy gra të gjitha për mua dhe i kam kënaqur gjithë natën!”) se dinakë të caktuar kanë shpikur çiftin gjysmë të hapur, hapja e të cilëve kufizohet në takimet treshe. Gruaja mund të ketë partnerë të tjerë, ama vetëm me kusht që të mos jenë të pajisur me kar. Amerikanët e quajnë këtë rregull one – penis policy (jo më shumë se një kar në dhomën e gjumit), që i shtyn shumë pifte heteroseksuale të pallojnë gra (asnjëherë burra) biseksuale me propozime për takime tresheje. Gra jo domosdoshmërisht të dëshiruara nga një burrë që përzihet në aventurat e tyre femërore. Po për sa i përket skemës MMF? Sipas një studimi anglisht të botuar më 2017, ky lloj takimesh shërben mbi të gjitha për të forcuar miqësinë midis burrave, që kanë ose jo një marrëdhënie seksuale. Burrat që vendosin një lidhje sociale duke e ndarë me një grua.
Gjetja e të tretit të duhur
Kultivimi i fantazive është i habitshëm, por vënia në praktikë është një gjë krejtësisht tjetër. Imazhi ideal është ai i një mbrëmjeje ku, bashkëpunëtor alkooli, gjërat rrëshqasin nga dora në mënyrë natyrale. Le të jemi të sinqertë: ky lloj skenari është shumë i rrallë dhe faktikisht sot çiftet i besojnë uebsajteve si Feeld, Wyylde apo Find a threesome për ta gjetur të tretin që kënaq fantazitë e tyre dhe që në përgjithësi quhet “njëbrirësh” (në shtratet tuaja, ashtu si në mitologji, njëbrirëshi është frikshmërisht i rrallë). Kush është alergjik ndaj tekonologjisë preferon t’u drejtohet në fakt qindra seks klubeve në Francë. Le ta themi të vërtetën: seksi dysh është tashmë mjaft i komplikuar. Për më të ankthshmit, ai në treshe mund të rezultojë i vështirë për t’u menaxhuar dhe kjo vlen si për çiftet që pranojnë partnerin e tretë dhe që nganjëherë i zbulojnë shumë vonë kufijtë e xhelozisë së tyre, ashtu edhe për njëbrirëshin, që mund të ndjehet i pambrojtur përballë bashkëveprimit seksual të dyshes që njihet shumë mirë.
Për t’u shmangur katastrofa, nevojitet pra që të veprohet saktësisht si zakonisht: të mos merret asgjë si e mirëqenë, të bëhen pyetje dhe të dëgjohen përgjigjet. Kjo masë paraprake është akoma edhe më e rëndësishme duke parë që ideja jonë e seksit në treshe ushqehet nga një imagjinatë pornografike e veçantë: dy gra për një marrje në gojë, dy burra për një penetrim të dyfishtë. Praktika as të detyrueshme, as shumë të aksesueshme për pjesëmarrësit. Nga pikëpamja e konsensusit, gjërat janë shumë të thjeshta: nuk mjaftojnë dy për një praktikë të caktuar që është në treshe.
E bukura e të shikuarit
Ia vlen barra qiranë se duhet të mendoni edhe për t’u mbrojtur. Më shumë partnerë nënkupton edhe më shumë rreziqe. Ndryshimi i prezervativit për çdo partner mund të duket një prishje apo një harxhim kohe, por këto pauza të vogla nuk do t’ju pengojnë për t’ia kaluar. Veç kësaj, do t’ju japin rastin për të mbajtur frymën kur jeni të lodhur. Një takim treshe nuk është maratonë: kënaqësia e të shikuarit është po aq intensive sa kënaqësia e të marrit pjesë. Thënë këtë, atletët e seksit sigurisht do ta kenë pasur mënyrën të kryejnë eksperimentime të guximshme: për këtë qllim janë të disponueshme kamasutra apostafat (Kama sutra for three. The illustratedm guide të threesome sexual positions) dhe deri guida si Osez faire l’amour á 2, 3, 4…. (shtëpia botuese La Musardine 2018).
Me përfundimin e takimit, mos harroni ta falenderoni njëbrirëshin tuaj: mirësjellja është e rëndësishme edhe një herë e kënaqur fantazia. Pas kësaj do të mund të të flisnit me partnerin apo partnerin e zakonshëm: ka shkuar gjithçka siç duhet? Xhelozia është konsumuar midia çarçafëve? Ka qenë një sukses, në katastrofë apo një mbrëmje kështu kështu? Duhet të jetë një konvertim i lehtë, duke qenë se sipas një studimi të fundit të kryer në Shtetet e Bashkuara, 87.7% e të intervistuarve ka deklaruar se ka arritur organzëm gjatë një takimi tresh dhe pjesa më e madhe e tyre mezi priste që ta ribënte!
(nga Le Monde)
Përgatiti
ARMIN TIRANA