Celibashi fali Hajdarin e Kuçovës, “Bashkë Fitojmë” ankimon vendimin e KQZ

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka apeluar vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që nuk i hoqi mandatin dhe la në detyrë kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari, 2 ditë më parë.

Koalicioni opozitar e ka depozituar ankimimin në Komisionin e Ankimimeve dhe të Ankesave pranë KQZ-së.

Vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, “Bashkë Fitojmë” e konsideron “absurd dhe haptaz në kundërshtim me ligjin”.

Treshja e avokatëve që përfaqësojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Arben Llangozi, Franci Nuri dhe Altin Kazia, kërkojnë të ndërpritet para kohe mandati i kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ky i fundit ka një dënim në vitin 1999 nga Gjykata e Janinës në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit. KQZ tha se vepra penale për kalim të paligjshëm të kufirit për të cilën është dënuar, nuk është një pengesë ligjore për të marrë një funksion publik, si rrjedhojë Kreshnik Hajdari, nuk ka pasur detyrimin për ta deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Por opozita kërkon shkarkimin e tij pasi ligji e përcakton që çdo dënim duhet të deklarohet në formularin e Dekriminalizimit.

Pas vendimit të KQZ që i dha fitore, të mërkurën Kreshnik Hajdari u mor i pandehur nga SPAK për falsifikim të formularit pasi nuk ka deklaruar këtë dënim.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …