Albcontrol dhe Banka e Shqipërisë janë ndër institucionet ku pagat kapin shifra të çmendura, të pakrahasueshme me realitetin e vendit duke u bërë edhe vende të synuara për punësimin e familjarëve të ministrave dhe politikanëve.
Më poshtë, gjeni disa nga mbiemrat më të njohur në vend, të cilët mund të kenë aftësi të mira dhe të jenë të talentuar, por duket se aftësia më e madhe për të fituar vende të tilla pune “të arta” të jetë lidhja familjare me një ministër apo politikan.
Lista e deputetëve dhe kryebashkiakëve që kanë punësuar familjarët e tyre në administratë:
– Martin Sterkaj, Albcontrol, i biri i deputetit Paulin Sterkaj
– Brisilda Spahiu (Celibashi), Albcontrol, e bija e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit
– Ledian Ruçi, Alb Control, i biri i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit
– Blerta Tusha, Alb Control, bashkëshortja e Artur Bushit, kryetar i bashkisë Krujë
– Panajot Dhima, Albpetrol, bashkëshorti i deputetes Antoneta Dhima
– Livia Nikolla, Banka e Shqipërisë, e bija e kryetarës së Kuvendit, Lindita Nikolla
– Margerita Topalli, Banka e Shqipërisë, e bija e ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topallit,
– Adela Bode, Banka e Shqipërisë, e bija e ish-ministrit të finanaceve, Ridvan Bode
– Betina Naço, Banka e Shqipërisë, e bija e deputetit, Nasip Naço
– Aldo Dhima, Banka e Shqipërisë, i biri i deputetes, Antoneta Dhima
– Elvis Piro, Banka e Shqipërisë, i biri i deputetes, Tatiana Piro
– Hasan Manja, Drejtori Shendetit Publik Dibër, vëllai i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja
– Fari Manja, OSHEE Dibër, vëllai i i ministrit të Drejtëisë, Ulsi Manja
– Klodian Manja, drejtoria e Pyjeve Dibër, djali i vëllait i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja
– Shaziman Manja, Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku, vëllai i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja
– Saimir Suli, KESH, i biri i kryetarit të bashkisë Kamëz, Rakip Suli./Albeu.com