Bardh Spahia vizitë në PE, takim me deputeten e Forza Italia

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Bardh Spahia, ndodhet për një vizitë në Parlamentin Europian. Gjatë kësaj vizite Spahia ka takuar edhe deputeten Deborah Bergamini, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë dhe shtypin të Forza Italia.

Në fokus të bisedës ka qenë situata e rënduar politike në Shqipëri dhe kapja e shtetit nga kryeministri Rama, i cili nëpërmjet kapjes së sistemit të drejtësisë po mban peng simbolet e partisë më të madhe opozitare dhe po shkatërron edhe parlamentarizmin në vend duke mohuar çdo të drejtë deputetëve të opozitës, shkruan Spahia në një postim në Facebook.

Postimi

Në ditën e dytë të vizitës në Parlamentin Europian në Bruksel, takova Deputeten Deborah Bergamini, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë dhe shtypin të Forza Italia, diskutuam mbi situatën e rëndë politike në Shqipëri, tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin, kapjen dhe përdorimin e të gjitha institucioneve nga ana e qeverisë për të sulmuar opozitën.

Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të mbajtur peng opozitën dhe simbolet e saj. Shkatërrimin e parlamentarizmit. Shkrirja dhe bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të shtetit dhe drejtuesve më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar në vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve, si dhe faktin që me Ramën, vendi nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.
Folëm gjithashtu mbi domosdoshmërinë jetike për të rikthyer funksionimin e demokracisë, rikthimin tek zgjedhjet e lira dhe tek vlerat europiane si rruga e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin tonë të vështirë drejt antarësimit në BE.

About Redaksia

Check Also

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në dosjen “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e …