Berisha: Sot si në diktaturë, opozita nuk lejohet të denoncojë korrupsionin dhe vjedhjet e qeverisë

Kreu i PD, Sali Berisha në një takim me simpatizantët në Lushnje theksoi se, mohimi i çdo të drejtë opozitare në parlament, e ka bërë të pamundur paraqitjen para shqiptarëve, të korrupsionit dhe vjedhjeve të qeverisë.

“Si kurrë ndonjëherë tjetër veç se në diktaturë, deputetët, përfaqësues tuaj, përfaqësues të 600 mijë shqiptarëve që u ngritën mbi çdo gjë dhe votuan opozitën, tani në parlament nuk kanë më të drejtë të dorëzojnë, ligje, amendamente apo rezoluta, sepse ato i mban në sirtar me urdhër të Edi Ramës, kryetarja e parlamentit’’, u shpreh Berisha ndër të tjera.

Edi Rama po mbyll çdo shteg për demokratët, po mbyll çdo shteg për opozitarët, me një politikë armiqësore të hapur ndaj tyre. Pasi u dhunoi votën, ai si kurrë më parë në parlament, u mohon deputetëve, përfaqësuesve tuaj, të drejtat kushtetuese që nuk janë personale.

Janë të drejta që kushtetuta ju njeh deputetëve të opozitës për të mbrojtur të drejtat tuaja, për të mbrojtur në parlament interesat tuaja, për të qenë zëri juaj i vërtetë, jo me fjalë, por me vepra në parlament.

Si kurrë ndonjëherë tjetër veç se në diktaturë, deputetët, përfaqësues tuaj, përfaqësues të 600 mijë shqiptarëve që u ngritën mbi çdo gjë dhe votuan opozitën, tani në parlament nuk kanë më të drejtë të dorëzojnë, ligje, amendamente apo rezoluta, sepse ato i mban në sirtar me urdhër të Edi Ramës, kryetarja e parlamentit.

Pas 32 vitesh, deputetët e opozitës nuk mund të caktojnë se kush ti përfaqësojë ata në komisionet parlamentare sepse këta do ti caktojë Edi Rama. Do të përzgjedhë ai përfaqësuesit e opozitës.

Pas 32 vitesh, përfaqësuesit tuaj në parlament, në një dhunim flagrant të kushtetutës nuk mund të ngrejnë më Komisione Hetimore Parlamentare. Kushtetuta i ka dhënë një pushtet të patjetërsueshëm opozitës. Aq sa i ka dhënë, por ja ka dhënë të pacenueshëm. Të pacenueshëm nga askush, as nga shumica e parlamentit, as nga qeveria dhe ky pushtet shprehet me krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, për çështje që ata e gjykojnë se kanë një rëndësi jetike për ju.

Për të paraqitur para jush të vërtetat e kësaj qeverie, para shqiptarëve të vërtetat, korrupsionin, vjedhjet, abuzimet e qeverisë. Për herë të parë kjo nuk lejohet më”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …