Rritja e çmimeve/ Berisha: Rama, aksione në kompanitë e naftës

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se, Edi Rama është lajmëtari i parë i rritjes së çmimeve dhe pastaj spekulantët vazhdojnë të vendosin tabelat siç duan. Berisha tha më tej se Rama po bën zëdhënësin e kompanive të naftës.

“E konsideroj të papërgjegjshmëri të Edi Ramës dhe qeverisë ndaj kësaj krize, jo vetëm pse po mbjell terror me hijet e luftës, por ai në mënyrën më të paimagjinueshme po bën zëdhënësin e kompanive të naftës. Ai është lajmëtari i parë i rritjes së çmimeve dhe pastaj spekulantët vazhdojnë të vendosin tabelat siç duan. Dje ai njoftoi për rritjen e çmimeve dhe pompat me shpejtësi i kaluan në 260 çmimet. Kjo është unike në botë, kreu i qeverisë nuk bën zëdhënësin e kompanive të naftës, nëse nuk ka aksione në këto kompani. Edhe njëherë bëj thirrje të merren masa urgjente për mbrojtjen e popullatës, përndryshe opozita shqiptare do jetë në rrugë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

BIRN: 106 miliardë lekë të inceneratorit të Tiranës kanë shkuar në drejtim të paditur

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar …

Leave a Reply