Georges Kiejman ka mbrojtur Polanski, ka këshilluar Mitterrand. Në moshën rreth 90 vjeçare, penalisti më i famshëm i Francës rrëfehet.
Tullac, shtatlartë, një fytyrë prej husari, me nofull inekzistente, mollëza të spikatura, shikim prej saetta, dy mustaqe mbi faqet e buta. Qëndrim imponues, ishte e lehtë ta njihje Maître Kiejman. Vërtitej midis rrugëve të VI Arrondissement me Burberry e tij alla Simenon, çantën prej lëkure të fryrë dhe shallin tij prej pashmine përreth fytit. Ecte me hapa të gjatë pjesën që ndan Rue Jacob, ku banonte, nga Rue de Tournon, ku kishte studion e tij. Nganjëherë shikohej tek shtynte një karrocinë, atë të vajzëz, të pasur në moshën 50 vjeçare nga Laure de Broglie, princeshë fin de race, pinjolle e aristokracisë së lartë franceze, me degëzime deri tek Duka Berry dhe më tej deri tek Shën Luigji, i konvertuar në gazetarinë televizive dhe më parë e bërë gruaja e tij e tretë apo e katërt. George Kiejman nuk ishtë vetëm ish dashnori 30 vjeçar i 50 vjeçares Françoise Giroud, mbretëresha e shtypit francez, e lënë nga themeluesi i Express Jean – Jacques Servan Schreiber, dhe e shpëtuar in extremis nga vetëvrasja. Nuk ishte vetë ish kurtizani i Nicole Garcia, miku i Fanny Ardant dhe ish i shoqi i Marie France Pisier, artistes së bukur shumë inteligjente, egjëria e revolucionit kubanez dhe motra e ish gruas së Bernard Kouchner, ish e fejuara e Fidel Castro Évelyne Pisier, e rënë më pas në historinë e shurdhër të inçestit prej fajit të burrit të dytë Olivier Duhamel.
Ishte mbi të gjitha penalisti më i famshëm i Francës. Një princ sallash me elokuencë luksoze dhe asnjëherë të studiuar, e vyer nga ironia mizore. Ishte avokati i yjeve të kinemasë nga Jean Luc Godard, i shptuar nga censura në vitet ’70, tek Simone Signoret, i së cilës ishte bërë mik intim. Por ishte edhe mbrojtësi i botuesve të mëdhenj si Gallimard, i intelektualëve të squfurt, si situacionisti Gérard Lebovici dhe kumbari i tij Guy Debord, teoricien i shoqërisë së spektaklit që tallej, si luftëtari Pierre Goldman, revolucionari kushtuar pas kauzës së rrëmbimeve të armatosura, i mbështetur nga Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir dhe Régis Débray, dhe i liruar falë Maître Kiejman nga akzua për vrasje. Ka qenë edhe avokati i disa italianëve të tunduar nga terrorizmi si Bifo, Franco Piperno dhe Toni Negri. Ama edhe frymëzues i doktrinës Mitterrand që në vitet ’80 u ka dhënë azil politik ish terroristëve që nuk qenë të njollosur me krime të përgjakura dhe të kishin hequr dorë nga lufta e armatosur, duke i mbrojtur nga ekstradimi. Ka qenë edhe mik e mbrojtës i Roman Polanski, hebreut polak i lindur në Francë si ai, i mbijetuar më shumë se ai një fati të tmerrshëm që i është përplasur kundër, qysh kur në moshën 3 vjeçare i kishte shpëtuar për një qime deportimit, ishte larguar nga Geto e Varshavës duke jetuar si një vagabond deri në 10 dhe më pas, në moshën 40 vjeçare, kishte humbur gruan e adhuruar, Sharon Tate, e vrarë shtatzanë prej 8 muajsh nga sekti i Charles Manson në Cielo Drive dhe së fundi në 80 vazhdon që të jetë i persekutuar nga drejtësia prej skandaleve seksuale për të cilat ka paguar një peng.
Ka qenë konfidenti, kurtizani, shoku i shëtitjeve në Solutré dhe i ekskursioneve gastronomike të François Mitterrand, presidentit socialist që në 7 vjeçarin e dytë e ka dashur si ministër pa portofol, i Reformave më parë, i Komunikimeve më pas, pastaj si zëvendës i Jack Lang dhe së fundi i Jashtëm, por nën shpullat e perfidit Roland Dumas që i luante kundër. Ka qenë mbrojtësi i Liliane Bettencourt, miliarderes së trishtuar pronare e L’Oréal, që për të shptëuar i dhuronte 1 miliard fotografit François Marie Banier, argëtuesi dhe miku i saj, duke ngjallur dyshimet e së bijës grabitqare, që me qëllimin e hakmarrjes, kur nënës ka nisur t’i lëvizë koka, ka nxjerrë jashtë loje avokatin e saj të besimit. Por Kiejman, që konsiderohet si një avokat i majtë, një idhtar interesi të përgjithshëm dhe një militant i besueshmërisë tek provat dhe tek sqarimi i së vërtetës, ka pranuar të marrë edhe mbrojtjen e ish presidentit golist Jacques Chirac, i përfunduar në bangon e të akuzuarve prej historisë së vjetër të korrupsionit dhe të tanxhenteve që i përkiste kohës kur ishte kryebashkiak i Parisit. Sepse për të ideja e sigurimit të mbrojtjes një individi në një gjendje të drejtë mbizorëon mbi prirjen politike, edhe pse nuk pajton mundësinë e shtrirjes edhe mbi vrasjet seriale, tek pedofilët e akuzuar për dhunë seksuale, për të mos folur për terroristët islamikë që bëjnë masakra fëmijësh hebrenj si Mohamed Merah.
Përpara se të ishte një avokat demokrat dhe i majtë, një garantist dhe një idealist, pak i ndjeshëm ndaj apelit të parasë, në pikën sa ta konsiderojë deri “vulgare” dhe të punojë për të asistuar gratis klientët më nevojtarë dhe nganjëherë edhe më të famshëm – me rrezikun që të poshtërohet: i ka ndodhur me Sarkozy, që për divorcin ka zgjedhur një studio tjetër, me Bernadette Chirac, që i ka treguar shumë mosmirënjohëse, dhe në raste të tjera të vogla – Kiejaman mbetet një figurë legjendare e Tout Paris. Nga pasLufta e Dytë në fillimin e ‘2000 ka qenë një dendi dhe me jetë aventureske, një tombeur de femmes i thekur nga sharmi çarmatues, gjithmonë i gatshëm që të luajë, të tërheqë, të fitojë, edhe me koston që të humbasë goditje solemne nga zonja të caktuara dhe të vihet në gjendje që t’i tregojë përreth, me rezultatin e falenderimit të konkurrentëve potencialë dhe përgatitjen e preve të ardhshme.
Ka qenë një njeri bujar, versatil, i zgjuar, i paparashikueshëm, jobesni, i disponuar si pak të tjerë për dashurinë, për miqësinë, për besnikërinë, si edhe për format paradoksale të libertinizmit i marrë me vendosmëri dhe në vetëdije të plotë. Dhe sidomos ka qenë dhe është një narcizist i vendosur dhe i lumtur që është deri në pikë sa ta nxjerrë lakuriq paturp, tani që në moshën 90 vjeçare nuk mund të ecë, nuk mund as edhe të lëvizë, ndoshta as të frekuentojë më zonjat, i shtrënguar siç është t’i kalojë ditët i mbyllur në shtëpi, i gozhduar në krevat prej melankolisë apo i ulur në dritare, duke parë diellin që perëndon, zogjtë që këndojnë në prag, degët e pemëve teksa humbasin gjethe, ndërsa jeta rrëshket. Mbijeton në kohë që rëndon si një fajkua i gatshëm për të goditur, duke u strehuar në libra dhe në kujtime. Është për këtë që ka shkruar me katër duar me një gazetare të “Le Monde”, (Georges Kiejman, Vanessa Schneider, “L’homme qui voulait être aimé”, shtëpia botuese Grasset) ku rrëfen jetën e tij të jashtëzakonshme, ndoshta për t’u përputhur siç është e duhur dhe lënë dëshmi për veten. Është një libër i mrekullueshëm, plot me irriverencë, me gurëza, bile të mëdhenj, që i dalin nga këpucët, nga lajme të pahijshme dhe citime memorabël. Me ndihmën e reporterit nip i një psikanalisti të famshëm, nxjerr pa turp brishtësitë e tij, zbulon ambiciet, obsesionet, fantazmat më sekrete të tij. Rievokon në vetë të parë mjerimin e zi të përjetuar si fëmijë, fatin e çmendur me të cilin, falë nënës, i ka shpëtuar shfarosjes naziste, gjatë pushtimit gjerman. Rrëfen ndihmën e marrë nga shumë mirëbërës, duke filluar nga mësuesit e tij të shkollës, nga profesorët, nga shokët e kamur, me të cilët të shtunën në mbrëmje shkonin të vallëzonin, por duke mos pasur asnjë frang në xhep, mbetej në kokë për t’u çvendosur midis një tavoline dhe tjetre, për të mos u konsumuar.
Rrëfen vendimin që mori nuk dihet sesi për të studiuar Jurisprudencë, ndoshta për të përfituar nga e folura, duke parë se vokacioni i tij ishte të bëhej mekanik në një kompani tekstilesh. Rrëfen vitet e universitetit, si student punëtor që pas kurseve dhe provimeve shkon për të shkulur qimet në një peliçeri dhe më pas fillimin në jetën aktive, rolin si sekretar i parë i Conférence du Stage, pasi ka fituar konkursin e elokuencës që i shërben si shtytës në karrierën ligjore, dhe paszaj rastin dhe nevojën që shënojnë sukseset e para dhe më pas lavdia mondane, dashuritë, miqësitë, pasionet, politika dhe pushteti. Futemi kështu në kaleidoskopin e iluzioneve, një roman i vërtetë i ‘900, ku dëshira për të dalë dhe shtytja e ambicies ndërthuren vazhdimisht me ankthin e një konfirmimi, të një mirënjohjeje, të një mirënjoheje, me dëshirën e një legjitimimi të plotë dhe, për pasojë të paarritshëm. Duke u prezantuar në gjininë Mon coeur mis à nous, Kiejman rikthehet në gjurmët e veta, ripërshkruan të kaluarën e tij, duke marrë tiparet e një filmi të Louis Malle. Shkruan me shpejtësi, me pak shprehje vendimtare, për të kondensuar në shumë kapituj të vegjën imazhin e ngrirë të një jete.
Ja dhoma me disa metra katrore në Belleville, në Rue de la Présentation, ku jeton më nënën pas lufte. Një lavaman në një cep, në mes një tavolinë druri, një shtrat dhe nj divan i vogël që në mbrëmje hapet për nënën: “Qemë shumë të varfër, e megjithatë nuk ankohesha, pasi nuk kisha pika referimi. Gjeja normale të dielën në mbrëmje të pija një filxhan kafe dhe të haja sardele me vaj”. Nëna nuk punonte, nuk e di se me çfarë jetonte, nuk dinte të bënte asgjë, përveçse pak të qepura dhe pak kuzhinë. Megjithatë ishte gjithmonë e veshur në mënyrë të përkryer, gjithmonë elegante. Për sa fuqimisht anafektive dhe në fund e çmendur paranojake dhe shumë e vetmuar, ishte e gatshme për gjithçka për atë djalë të vetëm që i kishte mbetur. Nuk i mungonte asgjë, lodra, veshje, ushqime. Një ditë që i biri i prezanton në shtëpi një shok, e tërheq në një cep për ta fshehur dhe vetëm atij i jep një portokall të shtrydhur dhe disa feta banane. Ishte krejtësisht analfabete. Fliste një frëngjishte të përafërt, të ngjyrosur me yiddish, por nuk dinte as të lexonte, as të shkruante dhe ishte refraktare të mësonte gramatikën. Në 1931 ishte arratisur nga fushata në rrthinat e Varshavës me të shoqin, me profesion tregëtar patatesh dhe dy të bijat e mbijetuara për t’u afruar në Paris, ku një vit më pas do t’i lindte fëmija i fundit Georges. I shoqi e kishte braktisur për një grua më të re dhe, sipas thënieve të të birit, shumë më e bukur se ajo. Dhe madam Kiejman i drejtohet një skrivanie rruge për t’i kërkuar burrit legjitim të dashnores së të shoqit për të ndërhyrë që të ndahehsin dhe të mund të kthehehin në shtëpi, “pasi në fund ishte një njeri i mirë”. Dhe të mendosh se pikërisht ndarjes së prindërve Kiejman ia detyron shpëtimin e tij.
Me shpërthimin e luftës, i ati rekrutohet në ushtrinë franceze dhe familha përfundon prej urdhërit të qeverisë në Drulon, një fshat i Berry në afërsitë e Loye-sur-Arnon, ku sistemohet në një papafingo pa ujë dhe pa dritë. I çmobilizuar i ati për arësye shëndetësore, e ëma i shet stendat e saj dhe kërkon të riniset me fëmijët për Paris, por bllokohet nga një ushtar gjerman që e detyron të bëjë hap prapa. Mrekulli apo ratio ekstreme e një ushtaraku të paralajmëruar nga fati që do t’i priste? Nuk dihet. Siç dihet, Kiejman fëmijë gjendet pas disa muajsh bashkë me të atin dhe me dashnoren e tij në Tuluzë dhe më pas në Garonën e Sipërme. Shërben meshë si klerik i ulët dhe dërgohet në kolegjin e jezuitëve në Gimont, në rajonin e Gers, derikur në fillimin e 1942 nuk kthehet tek e ëma midis fshatarëve të Berry, duke jetuar edhe ai me punë të vështira, si tërheqja e karrocës së gomarit, vajtja dhe marrja e ujit në pus. Por ndërkohë frekuenton elementaret në shkollën publike, bëhet i pari i klasës dhe falë presidentit kalon në të parën e mesme si i brendshëm në Saint-Amand-Montrond. E ëma, e mbetur në Loye-sur-Arnon, i shpëton arrestimit, duke mohuar se është hebreje dhe në vigjilje të zbarkimit në Normandi, parandjenjë hyjnore, arrin që të kthejë në shtëpi të birin në furgonin e postierit, duke e shpëtuar nga një hakmarrje e fundit naziste, ndërsa i ati deportohet dhe vdes në marsin e 1943 sapo arrin në Auschwitz.
“Nuk kalon ditë që nuk mendoj për të”, rrëfehet tashmë 90 vjeçari Kiejman. Dhe ky baba i panjohur dhe i gëzuar vërtitet si një fantazëm në portretin e shumë baballarëve të supozuar që i kanë shënuar jetën, duke filluar nga René Moatti, avokati golist që e merr në studion e tij duke i premtuar regjistrimin në Urdhërin e Avokatëve, duke fituar nga siguria e këtij djali që ndjehet si i Zgjedhuri i Thomas Mann, një që në Urdhër nuk e njeh askush, por di gjithçka edhe pa i shkelur kurrë këmba. Dhe pastaj Mendes France, që e merr për fushatë elektorale dhe e vë të flejë në dhomën e miqve me asistentin tjetër të tij dhe së fundi Mitterrand që mund pas dekadash një mosbesim kokëfortë dhe e lë veten të fitohet nga rezerva e Laure: “Je gruaja e vetëm e Parisit që në orën 8 të darkës nuk di se ku i ka përfunduar burri dhe nuk e vret mendjen”.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA