Berisha në Vlorë, homazhe te Monumenti i Pavarësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri homazhet sot në Vlorë me rastin e 111-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Pasi ka vendosur kurora te memoriali i Ismail Qemalit, Berisha tha se, sot, mbarë shqiptarët, kudo që janë, përulen me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës, ditës së Flamurit Kombëtar, ditë e të gjitha ditëve të kombit shqiptar.

Me aktin e tij të një vizioni dhe kurajo të jashtëzakonshme, Ismail Bej Vlora, bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Pa këtë akt, Shqipërinë dhe shqiptarët i prisnin greminat, honet e historisë. Sot, ata janë anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur.

“Gëzuar qytetarë dhe qytetare të Vlorës, gëzuar shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, këtë ditë të bekuar, këtë feste të të gjitha festave tona. Rroftë flamuri ynë, nderim përjetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të pavarësisë!”, ishte urimi kreut të PD, Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Ata vrasin me porosi të Ramës, kam prova…”/ Prestigjiozja “Daily Mail”, jehone denoncimit në gjykatë

“Daily Mail” ‘Një kriminel shqiptar nuk duhet të kthehet për t’u përballur me drejtësinë, pasi …