Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ligjet nuk e ndalojnë Belerin për të bërë betimin. Berisha tha se, procedura është e gjitha e ekzekutivit, por po e pengon Edi Rama.
“Absolutisht vetëm Edi Rama, sepse ligjet e vendit nuk e ndalojnë kurrë Belerin për të bërë betimin.
Dhe betimet janë bërë në këtë vend, jo një por disa, pavarësisht se kanë qenë të burgosur.
Është Edi Rama që ka marrë pushtetin juridik dhe nuk lejon të betohet.
Betimi i Belerit nuk kërkon vendim gjykate, nuk kërkon vendim prokurorie, kërkon urdhër administrativ nga ministri i Drejtësisë që ta shoqërojnë në sallën e mbledhjeve të bashkisë së Himarës ku të bëjë betimin.
Është ministria e Drejtësisë, është drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, është gjithçka ekzekutive.
Për të mos thënë që organet e kontrolluara nga Edi Rama të drejtësisë, kanë pranuar si provë atë që me procedurë penale nuk pranohet si provë.
Pra, po e pengon Edi Rama. Nuk po kërkon Greqia asgjë tjetër, veçse zbatimin e ligjeve të vendit. Po e bllokon për qëllimet më mafioze, është i harbuar, i tërbuar pas trojeve në Himarë”, tha Berisha.
Check Also
Ramën nuk e shpëton asnjë foto ceremoniale në Uashington
Gazment BARDHI Kur frika nga humbja e pushtetit bëhet parim; fotografitë ceremoniale as nuk krijojnë …
Gazeta RD