Berisha: Në Shqipëri është instaluar diktatura e bandave, ne do ta përmbysim atë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në Shqipëri është instaluar diktatura e bandave, ne do ta përmbysim atë!

“Kur opozitës i mohohet çdo e drejtë e mundshme e dhënë nga Kushtetuta, kur garda kthehet në një polici kundër opozitës, kur buxheti kalon për 4 minuta, kur Kushtetuta shkelet çdo ditë, a mund të quhet më Shqipëria një republikë parlamentare.

Përgjigjia është vetëm një: Në Shqipëri është rikthyer diktatura e bandave, e krimit, e drogës, ne do e përmbysim atë.

Në këmbë, demokratë dhe demokrate, mosbindja civile është betimi ynë.

Përmendëm se vendi ynë ka pasur armiq shqipfolës të rrezikshëm, por të mos keqkuptohemi, historia e Shqipërisë nuk është histori e tradhtarëve, është histori e heronjve, e patriotëve, e njerëzve të ndershëm, e demokratëve.

Për çdo tradhtar, për çdo pushtues, ka pasur gjithmonë heronj shqiptarë që kanë shpëtuar Shqipërinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nesër në ora 11 të gjithë te bashkia kundër hajdutit të fondeve e pasurive publike!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin e sotëm u ndal dhe tek …