Berisha thirrje Diasporës: Roli juaj është jetik në këtë betejë vendimtare!

Berisha i bëri thirrje Diasporës nga Kuvendi Kombëtar i PD duke thënë se, roli juaj është jetik në këtë beteje vendimtare. Berisha tha se, Partia Demokratike ju garanton votën dhe të gjitha të drejtat që ju jep kushtetuta e vendit.
“Një thirrje të veçantë dua të ju drejtoj nga kjo platformë të gjithë shqiptarëve në emigracion.
Roli juaj është jetik në këtë betëje vendimtare për fatet e Shqipërisë. Në vite ju keni sjellë miliarda në Shqipëri dhe megjithë këtë kontribut financiar që sillni, sot ju nuk të drejtat themelore kushtetuese. Nuk keni të drejtën e votës.
Ju jeni larguar nga Shqipëria, por nuk e keni harruar vendi tuaj. Ju jeni shqiponjat që fluturojnë larg, por që gjithmonë ktheheni në fole.
Trupi juaj gjendet në trojet tjera, por zemra juaj rrah për Shqipërinë.
PD ju garanton ju, jo vetëm votën, por të gjitha të drejtat që gëzoni nga kushtetuta e vendit. Të gjitha hapësirat për një rol të fuqishëm në zhvillimin e Shqipërisë.
Ju të dashur shqiptarë në emigracion dhe diasporë, që jetoni në vend të lira, jeni engjëj, gardianë të vërtetë të Shqipërisë dhe demokracisë së saj.
Prandaj ju bëj thirrje në këtë betejë për shpëtimin e Shqipërisë, kundër armikut shqipfolës, Edvin Kristaq Rama, të bashkoheni me ne, në aksion pa kthim.
Ne do të fitojmë!
Zonja dhe zotërinj!
Kush përfiton sot nga diktatura e Edi Ramës. Një grusht fare i vogël njerëzish, rilindja, patronazhistët, krimi i organizuar, kartelet e drogës, oligarkët e qeverisë.
Kush i vuan sot pasojat e diktaturës.
I vuajnë më së pari të rinjtë shqiptarë të cilëve u vritet ëndërra. Dhe ëndërra e tyre është e ardhmja e Shqipërisë.
I vuajnë studentët, intelektualët, femerët, minatorët, arsimtarët, artistët, ish-të përndjekurit politikë, ish-pronarët, bizneset e mesme dhe të vogla, pensionistët, prodhuesit, të varfrit, të papunët, por edhe të majtët e tradhtuar.
Por çfarë të gjithë këta?
Këta janë shumica e heshtur e shqiptarëve. Këta janë të vërtetë, luani i fjetur i Shqipërisë. Bashkimi ynë do të jetë zgjimi i luanit. Zgjimi i luanit do të jetë fundi i narkokraturës së Edi Ramës, sepse zotët e Shqiptarët, zotët e Shqipërisë janë popullit shqiptar dhe jo rilindja.
Zoti i Shqipërisë, është sovrani dhe jo Edvin Kristaq Rama.
Ne do të fitojmë.
Të dashur miq!
Kjo është një betejë për ekzistencën e Shqipërisë, sepse në këtë betejë përballen idealet me krimin, diktatura me demokracinë, ata që e duan integrimin Europian, kundër atyre që duan integrimin e Shqipërisë në rrjetet globale të narkotrafikut.
Përballet shqiptari atdhetar me shqipëfolësin tradhtar dhe apartheid”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …