Masat e rrepta ndaj oligarkëve të Ukrainës

Qeveria e Volodymyr Zelenskyy po ndërmerr aksione kundër figurave të biznesit influencues politikisht, por a do të zërë vend një gjeneratë e re? Kur Igor Kolomoisky, një prej oligarkëve më të fuqishëm të Ukrainës, u arrestua me dyshimin e vjedhjes këtë vjeshtë, lajmi u njoftua me një raportim të shkurtër në 1+1, një prej kanaleve televizive më popullorë dhe më influentë të vendit. Mbulimi i lajmit, që përfshinte fotografi të tij në gjykatë, qe simbolik për kolapsin e shpejtë në influencën e Kolomoisky. Në fund të fundit, ai është pronari i 1+1. Televizioni qe dikur mjeti favorit i influencës së oligarkëve të Ukrainës që shikonin të influenconin vendimet e qeverisë. Qe një mjet për të shkatërruar reputacione politike nëpërmjet fushatave të shpifjes ose, në të kundërt, për t’i blerë ata — siç bëri 1+1 me Volodymyr Zelenskyy, duke e ndihmuar komikun yll të tij të kthehej në një kandidat presidencial fitues. Por rregullat e transmetimit, me përmbajtjen e zakonshme të lajmeve nëpër kanalet telvizive kryesore, i vendosi pagesë kësaj. Disa oligarkë si Rinat Akhmetov, njeriu më i pasur i Ukrainës, kanë hequr dorë nga liçencat e tyre televizive, ndërsa të tjerë i kanë shitur. “Nuk do të ketë kurrë sërish një masë kritike influence nga kanalet televizive në Ukrainë”, thotë Hlib Vyshlinsky, CEO i Centre for Economic Strategy, një think-tank në Kiev. Për Vyshlinsky, rënia në rëndësi e televizionit është pjesë e një spostimi shumë më të madh. “Ndoshta mund të jemi të lirë nga oligarkët. Nuk besoj se do ta rindërtonin influencën e tyre”. Dikur oligarkët e Ukrainës dominonin ekonominë, me monopolet energjitike e mallra dhe me ndihmën e aleatëve të tyre brenda politikës dhe gjyqësorit, por efektet e kombinuara të luftës me Rusinë, një rënie ekonomike dhe fuqitë e jashtëzakonshme për shtetin nën ligjin e luftës e kanë reduktuar madhësinë e manjatëve influentë politikisht të Ukrainës. Shumë kanë humbur para të madhe teksa forcat ruse shkatërruar fabrikat e tyre — humbje që filluan me pushtimin e Krimesë nga ana e Rusisë dhe Ukrainës lindore në 2014. Oligarkët nuk kanë hubmur vetëm pasuri. Lufta ka kthyer gjithashtu dinamikat politike kundër tyre. Fuqia është përqëndruar në duart e një presidenti popullor dhe forcat e armatosura të tij akoma edhe më popullore. Parlamenti, ku dikur biznesmenët blinin mbështetjen për parlamentarët e bleshëm, është mënjëanuar.

Sulmuesi i korporatave, që u vendos në gjendje sanksionesh nga Uashingtoni më 2021, u arrestua në shtator në atë që përkrahësit e përshëndetën si një gur themeli në përpjekjet e Ukrainës për ta lufutuar korrupsionin. Ai u përball me hetime lidhur me vjedhjet dhe pastrimin e parave lidhur me PrivatBank, një bankë të cilën e kishte në bashkëpronësi. Lufta i përshpejtoi reformat antikorrupsion në Ukrainë në fronte të shumëfishta teksa vendi përpiqej të siguronte mbështetësit e tij perëndimorë dhe ta vendoste veten në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por rëndësia në rënie e oligarkëve është ndoshta ndryshimi më spektakolar i të gjithëve. “Mund t’ju siguroj në masën 100% se nuk do të ketë më asnjë oligark si rezultat i kësaj lufte”, thotë Rostyslav Shurma, zëvendësshef i zyrës së presidentit dhe këshilltari për çështjet e biznesit i Zelenskyy. “Ligji i luftës ka vendosur tek qeveria çdo fuqi për të cilën qeveria ka nevojë për t’u përballur me oligarkët”.

Këtë muaj Komisioni Europian rekomandoi se Bashkimi Europian fillon formalisht negociatat e aderimit në të me Ukrainën, duke e përshendetur përparimin e tij në reduktimin e pushtetit të oligarkëve. Megjithatë, jashtë qeverisë së Zelenskyy, pak ukrainas janë gati për t’i zhdukur definitivisht oligarkët. Ukrainës akoma i duhet të provojë se mund t’i gjykojë manjatët e akuzuar për korrupsion dhe ligjërisht t’i mbulojë asetet e vjedhura. Bashkimi Europian po ju kërkon rregullatorëve dhe trupave të zbatimit të ligjit të tij që ta pengojnë kapjen shtetërore — ku institucionet e rëndësishme bëhen dominuese nga interesat private, por disa kanë frikë se mos një gjeneratë e lidhur me njerëz të biznesit thjesht do ta zëvendësojë gjeneratën aktuale të oligarkëve. “Lufta natyrisht që e ka reduktuar rolin e oligarkëve”, thotë Daria Kaleniuk, një aktiviste e shquar antikorrupsion në Kiev. “Fakti nëse ata janë të mbaruar apo jo nuk është i qartë. Ajo çka është e qartë është se disa do të përpiqen të rikthehen në pozicionet e influencës”.

Humbja e pasurisë dhe e pushtetit

Lista e pasanikëve të Ukrainës tregon historinë e rënies në pasuri dhe në pushtet. Edicioni ukrainas i revistës “Forbes” dhjetorin e kaluar llogariste se pasuria e kombinuar e 20 miliarderëve kryesorë pothuajse që përgjysmuar në 22 miliar dollarë qysh nga pushtimi në shkallë të gjerë i Rusisë. Humbësi më i madh qe Akhmetov, dy impiantet e çelikut të tij në Mariupol qenë shkatërruar në ofensivën e Rusisë. Megjithëse ende njeriu më i pasur i Ukrainës, pasuria e tij vlerësohej se kishte rënë nga 13.7 miliard në 4.4 miliard dollarë. Në mënyrë domethënëse, vendi i dytë dhe i tretë në listë i shkuan Maxim Lytvyn dhe Alex Shevchenko, bashkëthemeluesit e Grammarly, një aplikacion shkrimi me bazë në San Francisko, që emigruan në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada si studentë. Arrestimi i shtatorit i Kolomoisky, një sulmues i egër korporatash, u përshëndet nga aktivistët si një gurthemel në përpjekjet e vendit për ta luftuar korrupsionin. Ai ka qenë nën investigim në Shtetet e Bashkuara nën dyshimin e mashtrimit dhe pastrimit të parave prej vitesh dhe u vendos nën sanksione nga Uashingtoni për korrupsion në 2021. Entitetet shtetërore ukrainase e kanë akuzuar atë në çështje civile për vjedhje masive, por Kolomoisky nuk përballej me asnjë aksion penal në Ukrainë derikur u arrestua me dyshimin për vjedhje. Ka tri investigime të ndryshme lidhur me vjedhjet dhe pastrimin e parave të lidhura me PrivatBank, një bankë që ai e bashkëthemeloi dhe që u kolapsua e u shtetëzua pasi rregullatorët gjetën një vrimë të madhe në librat e saj falë huazimit mashtrues. Kolomoisky refuzoi të përgjigjej nëpërmjet avokatëve të tij kërkesave për koment lidhur me këtë artikull, por ka refuzuar çdo keqpërdorim në lidhje me rastin e PrivatBank. Kërkesave nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për t’i kapur me presh në duar dhe përndjekur oligarkët e korruptuar janë shtuar teksa ndihma ushtarake dhe financiare për Kievin është rritur gjithashtu. Me shenjat e mbështetjes në rënie në Uashington dhe pjesë të Europës, presioni ndaj Zelenskyy për të treguar rezultate është bërë akut. Me të gjitha sakrificat që po bëjnë gjatë luftës, publiku ukrainas gjithashtu po ulëret për drejtësi. Goditja kundër Kolomoisky qe një prej aksioneve të shumta të ndërmarra nga autoritetet në muajt e fundit për të treguar se janë seriozë rreth luftimit të korrupsionit të supozuar. Në shtator Zelenskyy shkarkoi ministrin e tij të Mbrojtjes Oleksiy Reznikov pse kishte keqtrajtuar skandalin e prokurimeve ushtarake. Në maj agjentët e antikorrupsionit arrestuan Vsevolod Knyazev, kryegjykatësin e Gjykatës Supreme, duke pretenduar se ishte kapur duke marrë një shumë 2.7 milion dollarëshe, gjë që ai e mohoi. Mjaft oligarkë të tjerë i kanë asetet e ngrira apo kanë humbur liçenca për të operuar biznese. “Klanet oligarkike nuk kanë të ardhme në Ukrainë”, ka thënë presidenti në vijim të arrestimit të Kolomoisky.

Pas komunizmit

Oligarkët e Ukrainës u shfaqën pas fundit të komunizmit në vitet ’90. Shumë i përdorën paratë e tyre për t’i kapur trupat politikë dhe rregullatorë, fillimisht në nivel lokal, duke siguruar terma të favorshëm për bizneset dhe krijuar pozicione monopoli sidomos në naftë, gaz, miniera, prodhimin e qymyrit për gatim dhe çelik. Shpesh i promovonin interesat e biznesit të tyre nëpërmjet rrjeteve informale të politikanëve, agjentëve të zbatimit të ligjit, gjykatësve dhe zyrtarëve, si edhe mediave të tyre. Shumë hynë direkt në politikë. Të gjithë përveç njërit prej dyzinës së oligarkëve më të pasur përpara 2022 shërbyen ose si parlamentarë, ministër apo guvernator rajonal. Petro Poroshenko, një manjat i zgjedhur fillimisht në parlament më 1998, u ngrit deri sa të bëhej president në 2014 duke ndjekur revolucionin e Maidanit. Shumica nuk qenë ndërmjetës të vërtetë pushteti në kuptimin e zgjedhjeve vendimtare, por në fakt do të kapeshin pas kujt e mbante apo përgatitej të mbante pushtetin, vëren Centre for Economic Strategy në një raport lidhur me fenomenin oligarkik të Ukrainës. Roli i tyre nuk ka qenë tërërisht i keq. Rivaliteti midis oligarkëve me mbretëritë e tyre rajonale dhe rrjetet televizive konkurruese i dhanë Ukrainës një lloj pluralizmi, në kontrast me Rusinë, ku oligarkët kryesorë e mbledhur pas Boris Jelcinit në mesin e viteve ’90 dhe që e kanë mbështetur më së shumti Vladimir Putinin gjat dy dekadave të kaluara.

“Konkurrenca midis grupeve oligarkike e ka ndihmuar Ukrainën ta ruajë demokracinë e papërsosur të saj. Kjo është një prej arësyeve se pse Ukraina nuk bëri të njëjtën trajektore si Rusia”, thotë Silviya Nitsova, një eksperte për oligarkët në University of North Carolina në Chapel Hill. Në vijim të revolucionit të Maidanit në 2014 kundër presidentit të korruptuar promoskovit Viktor Yanukovich dhe pushtimit pasues të Krimesë dhe Ukrainës lindore nga ana e Rusisë, oligarkët patriotë ndihmuan në stabilizimin e vendit. I emëruar guvernator i rajonit të Dnipropetrovskit në Ukrainën lindore, Kolomoisky krijoi një milici private për të ndaluar separatistët ruse, por në tërësi, nënvizon raporti i CES, më së pari oligarkët e përdorën influencën politike të tyre për të “shumëfishuar pasuritë, zgjeruar monopolet, kapur sektorë të tërë shtetërorë të ekonomisë dhe detyruar këdo që të mbipaguante për mallrat dhe shërbimet e tyre që duhej të ishin disa herë më të lira”. Disa të tjerë, si Kolomoisky, përdorën metoda më të fuqishme. Ai u shkarkua si guvernator rajonal në 2015 pasi u supozua se dërgoi njerëz të armatosur për të kapur selinë qendrore të Ukrnafta, kompania shtetërore e naftës ku ai kishte një përqindje minorance. Ai tha se ata qenë roje sigurie. Kolomoisky pretendoi se shteti, aksioneri i mazhorancës, po e vidhte atë dhe partnerin e tij të biznesit Gennadiy Bogolyubov nga të ardhurat e kompanisë. Ai e dërgoi pretendimin e tij në arbitrazh ndërkombëtar dhe humbi. Vendimi i gjykatës i 2021 – një kopje e paredaktuar e të cilit është parë nga “Financial Times” — siguron një rrëfim akuzues të metodave të supozuara të biznesit të Kolomoisky. Paneli e hodhi poshtë rastin sepse konkludoi që të dy njerëzit kishin kapur menaxhmentin e kontrollit të Ukrnafta nëpërmjet “mitëmarrjes dhe korrupsionit”, përfshi pagesën e 100 milion dollarëve për Leonid Kuchma, në atë kohë president.

Vsevolod Knyazev, ish kryeshefi i Gjykatës Supreme të Ukrainës, u arrestua këtë vit me pretendimet se qe kapur duke marrë mitë, të cilën ai e dënoi. Sapo siguroi kontrollin e menaxhmentit të kontrollit të Ukrnafta, ata nënshkruan kontrata që u shiste naftë dhe gaz të lirë bizneseve të tjera që kishin pronësi, duke i kushtuar prodhuesit të naftës miliarda dollarë. Gjykata vendosi se nuk mund ta përcaktonin shkallën e humbjeve, por qe “bindur se këto kontrata qenë mashtruese”. Kolomoisky i refuzoi komentet nëpërmjet avokatit të tij për aferën Ukrnafta dhe vendimin e panelit të arbitrazhit.

Një marrëdhënie jo e rehatshme

Zelenskyy e mundi Poroshenko me një fitore të thellë në zgjedhjet e 2019, nëpërmjet premtimit për t’i shtypur qysh në djep, por marrëdhënia e tij ambige me Kolomoisky fillimisht ngjalli dyshime rreth sinqeritetit të premtimit të tij. Kanali televiziv i Kolomoisky e pati blerë serialin kryesor komik të Zelenskyy dhe promovoi fushatën presidenciale të tij. Kolomoisky u kthye nga vetëekzili jashtë vendit pas fitores së Zelenskyy. Fillimisht në mandatin e tij, presidenti zgjodhi një prej avokatëve të oligarkut si shefin e stafit presidencial të tij, por shumë shpejt presidenti i ri ra nën presion nga mbështetësit perëndimorë të Kievit, sidomos Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të persekutuar oligarkët e korruptuar. Gjithashtu ata donin prej tij që të ruante një pastrim të hershëm të sistemit bankar të Ukrainës, që ishte plot me huazime false. PrivatBank, huadhënësi më i madh i Ukrainës që ishte në bashkëpromësi ti Kolomoisky dhe Bogolyubov, u shtetëzua më 2016 pasi rregullatorët gjetën një gropë prej 5.5 miliard dollarësh në letrat e saj. Rregullatorët pretenduan se pronarët kishin rrjedhur paratë e depozituesve në kompanitë e tyre në transaksione të maskuara rëndshëm. Një rikapitalizim emergjence i bankës i kushtoi shtetit ukrainas ekuivalentin e 6% të PBB ukrainase. Duke pasur parasysh mobesueshmërinë e sistemit të korruptuar gjyqësor të Ukrainës, banka në pronësi të shtetit po përpiqej të kapte 1.9 miliard dollarë plus interesat e deri në 2.5 miliard dollarët nga ish pronarët e saj në Gjykatën e Lartë të Anglisë.

Një avokat për Kolomoisky i tha në qershor “Financial Times” se e konsideronte rastin si pjesë të “një fushate politikisht të motivuar kundër tij që lidhej me shpronësimin e gabuar të bankës prej tij dhe ortakëve aksionerë të tij”. Një avokat për Bogolyubov tha se i “refuzon thellësisht akuzat”. Ndërkohë, Kolomoisky ndërmorri aksione të shumta në gjykatat ukrainase për ta rifituar pasurinë. Ndërsa preokupimi rritej në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, Zelenskyy u kthye kundër ish mbështetësit të tij dhe kaloi një ligj në 2020 duke bllokuar çdo përpjekje për ta rikthyer shtetëzimin. Ai ra pre e persekutimve penale të kërkuara nga aktivistët, por shënoi lëvizjen e parë nga presidenti për të shpërfillur oligarkët. Tensionet në rritje me Moskën siguruan një arësye tjetër për të vepruar. Autoritetet ukrainase lëvizën në 2021 kundër Viktor Medvedchuk, një olgarku ukrainas prorus i afërt me Putinin, duke ia ngrirë asetet dhe duke ia mbyllur të treja kanalet televizive nën kontrollin e tij.

Vitin e kaluar Zelenskyy bëri lëvizjen e tij të madhe, duke shtyrë për një ligj antioligarkik nëpërmjet parlamentit. Një person që plotësonte 3 nga 4 kriteret – pasuri me të paktën 2.7 miliard hryvnia (74 milion dollarë), pasuri të një monopoli, pjesmarrëje në politikë apo influencë domethënëse mediatike — do të duhej të regjistrohej dhe i kërkohej të deklaronte të gjitha asetet. Ligji nuk ishte implementuar kurrë plotësisht, por ka pasur një impakt — Poroshenko e transferoi pronësinë e kanaleve televizive të tij stafit të tyre; Vadim Novinsky, një parlamentar prorus, e la vendin e tij në parlament. Ligji qe kontradiktor nga fillimi pasi i jepte pushtetin nga ekzekutivi tek oligarkë të caktuar më shumë sesa gjyqësori. Kritikët e paralajmëruan qeverinë se mund ta përdorte atë për të ndëshkuar kundërshtarët e saj, por jo të tjerë. Për shembull, Kolomoisky e ruajti pronësinë e kanaleve televizive të tij. “Kjo është një politikë me standarde të dyfishta”, tha këtë vit Poroshenko për “Financial Times”. Komisioni i Venecias – një panel paneuropian që veton kushtetushmërinë e legjislacionit — tha se ligji qe i “vështirë për t’u pajtuar ma parimet e pluralizmit politik dhe zbatimin e ligjit, teksa ka potencialin të keqpërdoret për qëllime politike”.

Gjithashtu qeveria e Zelenskyy është përballur me kritika rreth ngrirjes së aseteve të oligarkëve. Ndërsa shtetëzimi i aksioneve në prodhuesin e naftës Ukrnafta dhe rafinuesin Ukrtatnafta të poseduara nga Kolomoisky dhe Bogolyubov mund të justifikohen si kritike në përpjekjen luftarake të vendit, aksionet e tjera qenë edhe më të diskutueshme. Shërbimi i zbatimit të ligjit të Ukrainës muajin e kaluar ngriu 50.3% në dy miniera të zotëruara nga Ferrexpo e listuar në Londër, një prodhues i mineralit të hekurit. Po përpiqej të siguronte asete nga oligarku Kostyantin Zhevago, të cilin Ukraina po përpiqet ta ekstradojë nga Franca me akuzat për mashtrim. Miliarderi, që ka shërbyer si parlamentar për dy dekada dhe ka në pronësi një kanal televiziv, ka 49.5% të aksioneve në Ferrexpo. Kompania thotë se një ngrirje e nëndegëve të saj shkel një parim themelor të pronësisë korporative dhe penalizon aksionerët e tjerë, që përfshijnë BlackRock dhe Schroders. “Është një mënyrë për të më dëmtuar mua pa menduar për dëmin në investimin klimaterik”, thotë Zhevago.

Gjithashtu qeveria u vu nën akuzë për mënyrën sesi e ka përdorur shërbimin e sigurimit shtetëror SBU për të ndjekur oligarkët dhe ngrirë asetet e tyre. Agjencia e inteligjencës, që i përgjigjet presidentit, ka pushtet investigative të gjera. Një listë e rrjedhur nga qeveria amerikane nga ky vit i “reformave parësore” për Ukrainën thotë se Kievi duhet t’i kufizojë pushtetet e SBU në fushën e kundërinteligjencës, kundërterrorizmit dhe sigurisë kibernetike. “Reforma e SBU duhet të jetë në axhendë”, thotë Anastasia Radina, një ish aktiviste që ka qenë kryetare e komitetit antikorrupsion të Parlamentit. “Ka të bëjë me kundërinteligjencën. Nuk duhet të jetë një trup zbatimi ligji shumë e fuqishme. SBU ka një histori të gjatë të keqpërdorimit të pushteteve investiguese të saj”. Manjatët e fuqishëm të Ukrainës qenë në apogjeun e një sistemi kapjeje të shtetit që ka korruptuar politikanë, burokratë dhe gjykatës ukrainas për dekada kështu që largimi i tyre do të ishte një avantazh i madh për demokracinë dhe zbatimin e ligjit, thonë aktivistët antikorrupsion. Por Ukraina ka nevojë për të ndërmarrë një qasje më sistematike — me rregullatorë të mirëpaguar e të pavarur dhe një sistem gjyqësor të pastër dhe efektiv — për ta parandaluar çdo kthim apo përpjekje për kapje shteti nga aktorë të rinj që mund ta pasurojnë veten gjatë luftës apo rindërtimit. Një tjetër preokupim është pushteti i madh i ushtruar nga ekipi i këshilltarëve të panumërt përreth Zelenskyy, që krijon një mundësi potenciale për ushtrim influence.

“Ekziston një rrezik i ri që oligarkët do të rishfaqen nëpërmjet lidhjeve me pushtetin dhe nëpërmjet skemave vjedhëse”, thotë Kaleniuk, aktivistja. “Mënyra për t’i parandaluar oligarkët e rinj që të rishfaqen është të ndrtojmë institucione të forta. Na duhet të kompletojmë reforma gjyqësore”, Marcin Walecki, kreu i zyrës së Kievit i National Democratic Institute, një OJQ, thotë se Ukraina ka akoma rregulla të lehta lobimi, limite të larta në donacionet e korporatave për parlamentarët dhe jo rregulla të forta në të ardhurat e jashtme po të parlamentarëve. Komisioni Europian ka bërë rregulla të forta lobuese si një kusht për hapjen e bisedimeve të aderimit. Ukraina “mund të jetë e lirë nga oligarkët”, thotë Vyshlinsky, por stimujt e nëndheshën për kapjen e shtetit mund të mos kenë ndryshuar krejtësisht. “Ne mund të kemi një sistem konkurrues të kundërvënë ndaj atij monopolist”.

(nga Financial Times)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …