Komisioneri Varhelyi takim me Vokshin në Bruksel

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka pritur sot deputeten e PD, Albana Vokshi në Bruksel, ku kanë diskutuar mbi raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, si dhe Raportin e Zgjerimit.

Në postimin e tij në X, komisioneri Varhelyi ka theksuar se roli konsultativ i parlamentit në procesin e anëtarësimit është vendimtar dhe angazhimi konstruktiv i opozitës është kyç.

Postimi

Me deputeten Albana Vokshi, diskutuam raportin e OSBE/ODIHR 2023 për zgjedhjet lokale dhe Raportin e Zgjerimit 2023.

Roli konsultativ i Parlamentit në procesin e negociatave të anëtarësimit është vendimtar dhe angazhimi konstruktiv i opozitës është kyç.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit-Ramës: Në “Pasqyrën” tuaj vetëm mashtrim, në bulevardin tonë vetëm guxim!

Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin …