Kur të vërtetën e veshin me pantallona të shkurtra

Nga Luçiano BOÇI

E vërteta pothuaj gjithmonë është gjendur në sulm.

Kjo pasi ajo ka armiqtë e vet, por dhe shfrytëzuesit.

Sulmet ndaj saj janë nga më të ndyshmet.

E kanë mohuar, mbuluar, e kanë devijuar, e kanë fshehur, e kanë mashtruar, e kanë varrosur shtatë pashë nën dhé, e kanë rrëmbyer me padëshirën e saj, duan madje ta dënojnë e megjithatë gjithmonë ia ka dalë të shfaqet e hirtë dhe e plotë.

Me pamjen e saj e kostumin e saj tipik.

Ajo nuk mund të asgjësohet.

Ka vetëm një mënyrë tinzare për ta zhvlerësuar, ta relativizuar e vdekur atë:

Ta shëmtosh duke e qesharakëzuar.

Dhe dje një tentativë e tillë u bë me historinë e PD dhe krijuesit e themeluesit e saj.

Dikush dje u mundua ta shëmtojë, ta relativizojë, ta sfumojë dhe ta rrëmbejë.

Thënë ndryshe i veshi TË VËRTETËS pantallona të shkurtra që bota të shqyhej gazit.

Fatmirësisht një pjesë e madhe e mbartësve të së VËRTETËS janë midis nesh dhe dje na e paraqitën atë sikurse ishte 33 vite më parë!

Lavdi TË VËRTETËS dhe përcjellësve të saj!

About Redaksia

Check Also

Jemi në mes të krizës së naftës, Rama vështron yjet!

Nga Bujar Leskaj Kriza e re energjetike, e shkaktuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen …