Këlliçi: Inceneratori projekt me përparësi i bashkisë Tiranë, Veliaj vendosi pa miratimin e këshillit bashkiak

Ish-kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi tha se, inceneratori projekt me përparësi i bashkisë Tiranë. Këlliçi tha se, Erion Veliaj e mori një angazhim të tillë pa miratimin e këshillit bashkiak.
“Pasi ditën e djeshme ju provuam me shkresa zyrtare shtetërore dhe fakte të pamohueshme, se si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i drejtohej ish-ministrave Manjani dhe Felaj, duke u kërkuar përgjigje dhe zgjidhje urgjente për një procedurë antiligjore, pasi me fjalët e vetë ministrit Koka, projekti i inceneratorit të Tiranes ishte një nga përparësitë kryesore të Bashkisë së Tiranë, sot po ju vëmë në dispozicion fakte të reja që tregojnë qartazi se vendimet ne biznesin e inceneratorit të Tiranës merreshin “Ma nalt”.
Nga muaji gusht i këtij viti e deri ditën e djeshme, ju kam treguar dhe vendosur në dispozicion, si publikut, por edhe organit të akuzës, aneks-kontratën nr.IX, ku faktohet se Erion Veliaj ishte i vetmi kryetar bashkie që e firmosi një angazhim të tillë, pa miratim të Këshillit Bashkiak.
Ju kam treguar me fakte se si kulla pas Sahatit, Teatri Kombëtar, kompania Arlis-Ndërtim, fitonin privilegje në biznesin e depozitimit të dherave, i udhëhequr nga Erion Veliaj.
Sot, po ju vë në dispozicion një e-mail tjetër që tregon qartazi se si, sipas asaj shprehjes se famshme të Ulsi Manjës, vendimet merreshin “Ma nalt”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Komuniteti Myslyman nuk merr pjesë në iftarin e shtruar nga Rama

Eugen SHEHU FTARI… asht një vakt që ndahet me agjëruesit me skamnorët dhe me besimtarët. …