Reagon Berisha: Jam në kontakt me deputët, bashkimi kalon nga vota e demokratëve

Lideri historik i PD, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën brenda PD dhe reagimet e deputetëve, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Berisha deklaroi se, ka vetëm një kusht për bashkëpunim e secilin prej deputetëve: vota e lirë.

“Respektoj mendimin e cilitdo. E kam theksuar se cili është qëndrimi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës; hapje të plotë ndaj të gjithë atyre mbi bazën e kontributeve. Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre që pranojnë votën e lirë. Kjo është ajo çfarë mund të them.

Kushti i vetëm që mund të pranohet menjëherë është vota e lirë, nëse nuk pranohet ky kusht asnjë gjë tjetër. Të gjitha problematikat në Shqipëri vijnë nga shkelmimi i votës së lirë.

Sigurisht që kam komunikim me çdo deputet të PD-së, janë deputetët të partisë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagon vajza e Tahir Sinanit: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën!

Vajza e Tahir Sinanit, dëshmorit të kombit, reagoi ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu atë …

Leave a Reply