Berisha: Veliaj sabotoi njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit, Lefteri ia bëri vetes

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Veliaj sabotoi njësinë e zbatimit të projektit të inceneratorit. Berisha tha se, kurse Lefteri akuzon e thotë ma ka bërë Berisha. Jo Lefter, ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira.
“E drejtë, çdo njeri pasi dëgjon këto shifra, pyet, ku janë veprat e ndërtuara? Asnjë nuk ekziston.
Po pse nuk ekzistojnë? Sepse garant i mbikëqyrjes së tyre me firmë dhe me vulë ka qenë vetëm Erion Veliaj. Ai është zotuar para ministrit Gjiknurit dhe më pas Balluku, se do kontrollojë me njësinë e tij çdo situacion, madje se do japë asistencën e nevojshme kompanisë. Imagjinoni pra. Dhe se do merret edhe me problemet e shpronësimit dhe të tjera.
Prisni një moment, kompania është e ministrisë. Kontraktor për kompaninë është ministria, nuk është Veliaj, po ndërmarrja është e Veliajt.
Kurse Lefteri akuzon e thotë ma ka bërë Berisha. Jo Lefter, ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira. Rri aty dhe mos u ndje.
Po pse kjo situatë? Pse ato nuk ekzistojnë pas gjashtë vitesh? Sepse Erion Veliaj bllokoi njësinë e zbatimit të projektit, e bllokoi me qëllim, siç kemi faktuar me shkresat e publikuara, ku i bëhet thirrje Erion Veliaj të sjellë përfaqësuesit e tij në mbledhje, pasi prej më shumë se dy vitesh, Erion Veliaj saboton mbledhjet e njësisë së zbatimit të projektit vetëm që të mos konstatohet mungesa e ndërtimit të objekteve.
Pra, ju e patë të nderuar qytetarë, që në 6 vite, janë zhdukur 130 milionë euro.
Në projektin 30-vjeçar, specialistët, ekspertë të pavarur, por edhe të PD, gjejnë se kjo aferë megakorruptive do të gjeneronte për pronarët e saj nga pagesat që merrte nga shteti dhe privatët, nga shitjet e materialeve që grumbullonte, do inkasonte të paktën 1 miliard euro.
Kjo është përgjigjia jonë për të gjithë ata që shtrojnë pyetjen se si u vodhën paratë.
Tani kam një sqarim, me të drejtë qytetarët, mediat, kanë denoncuar me dhjetëra e dhjetëra pagesa të shpërndara që të gjitha me miratimin, me urdhrin e Erion Veliajt, për të cilin kemi informuar këtu se SKAPi ka të dhëna, por i ka kyçur apo zhdukur, pagesa për mediat, pagesa për reklama, pagesa nga më të ndryshmet, sikundër janë krijuar me dhjetëra kompani për të varrosur të vërtetën e vjedhjes së 130 milionë eurove.
Imagjinoni, kur gjykatësja shkruan se u transportuan jashtë me çanta dore?
Imagjinoni a ka marrëzi më të madhe? Të transportosh 130 milionë euro me çanta dore, vargu i çantave shkon nga Tirana në Vjenë ose nga Tirana në Paris.
Kjo është historia se si u vodhën, si u zhdukën, si maskohen dhe si mbrohen nga skapistët, me të cilët në daljet e ardhshme do paraqesim të gjithë implikimin kriminal të tyre në këtë aferë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …