Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat tha se, deputetët e narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament. Berisha tha se, këtu ka një narkorepublikë që drejtohet nga një narkos!
“Pra, shikoni këtu, deputetë, ministra që rrinë jashtë, mjafton që opozita të mos jetë në parlament.
Ky është koncepti i tyre armiqësor ndaj opozitës, dhe ky është koncepti i tyre për parlamentin.
Për ta, parlamenti është Edi Rama.
Ky është parlamenti, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm.
Deputetë të cilët nuk kanë asnjë masë nga parlamenti, nuk lejohet vetëm pse janë opozitarë.
Dhe deputetë të narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament.
Atëherë kjo është situata.
Çfarë ka këtu republikë parlamentare? Këtu vetëm republikë parlamentare nuk ka.
Ka një narkorepublikë që drejtohet nga një narkos, që këtu flet në paranojë dhe atje shkon e bën klounin.
Ku e kam Muhamet Veliun?
Turpërim më të madh që të ka bërë ty dhe të gjithë socialistëve ty ai, nuk ka.
Muhamet e ke parasysh se kur të garantojnë ty për të dhënë disa lajmet urgjente, je i vetmi që shkon dhe futesh aty dhe e jep lajmin”, tha Berisha.
Gazeta RD