Berisha: Betejën nuk do ta ndalim! Të gjitha opsionet në tavolinë, mosbindja civile dhe greva

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka lënë të hapura të gjitha opsionet në tavolinë, që nga mosbindja civile, te greva e urisë dhe protestat. Ai tha se beteja pa kthim do të vijojë.

“Shumë shpejt do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision. Ajo do të merret si akt nga opozita kur konsiderohet efecientë. Deri tani zëri i opozitës ushtoi në mbarë botën. Ai zotëria që shkoi mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju s’mund ta them atë fjalë.

E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky nuk pranon që të japë pushtetin e tij për të mbrojtur interesat e familjes. Ai bëri klounin atje në Bruksel. Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet dhe abuzimet. Nuk do të ndërpresim rezistencën tonë, betejën tonë. Të gjitha opsionet janë në tavolinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …