Bylykbashi: Rama e vrau demokracinë!

Deputeti i PD, Oerd Bykybashi, në fjalën që mbajti sot në protestën e opozitës përpara Kryesisë së Kuvendit, nënvizoi ndër të tjera se, 33 vite më parë, studentët u çuan, bashkë me ta tiranasit dhe gjithë Shqipëria. Ai tha se, Rama e vrau demokracinë!

“Në vitet ’80, Ronald Regan tha një shprehje: “Duhet vetëm një brez që liria të humbasë”. Për SHBA ndoshta nuk ka fare kuptim, po nëse e ka një vend ku kjo e ka kuptimin e plotë sot është Shqipëria. 33 vite më parë, studentët u çuan, bashkë me ta tiranasit dhe gjithë Shqipëria. Fituan lirinë, fituan demokracinë.

Ja ku jemi sot, 33 vite më pas, ku fëmijët e atyre studentëve, atyre të rinjve që kishin shpresë se Evropa do të vinte në Shqipëri dhe shqiptarët do të ishin si gjithë evropianët, nuk e kanë më shpresën. Fëmijët e tyre po largohen nga ky vend, sepse u desh vetëm një brez që Edi Rama ta vrasë lirinë, demokracinë, pluralizmin”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

“Ndërhy kundër ligjit-Rama për Gjinitë”/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë i drejtohet Presidentit Trump

Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka drejtuar një letër Presidentit Trump, duke i …