Nga Agim XHAFKA
Sapo Edi Rama të ‘rehatojë’ zotin Berisha në arrest shtëpie do të ndërmarrë plot reforma që i pengonte kryetari i opozitës.
-Së pari, do të rrisë pensionet. Madje do i dyfishojë ato e 700 mijë të moshuarve do u kërkojë të falur duke treguar me gisht fajtorin. Saliu nuk ka dashur të keni më shumë lekë në kuletë, do u thotë.
-Pas dy muajsh do të çelë për herë të dhjetë ‘Rrugën e Arbërit’ dhe do të sqarojë popullin se tuneli do të qe përfunduar me kohë, por Saliu u kishte bërë magji atyre shkëmbinjve.
-Ulje urgjente e çmimit të naftës është synim i ditës. Shoqëruar me një ndjesë të thellë që nuk duhej ta kishte lënë Saliun që t’i rriste ato kaq shumë, të varfëronte deri në mjerim gjithë shqiptarët.
-Kodin zgjedhor nga sot e tutje do e përpilojë opozita, por ama nën udhëheqjen e saktë të Taulantit. Betohet maxhoranca se do e miratojë me gjithë kartonët e tij.
-Do të anulohet marrëveshja me Italinë për refugjatët. Do hartohet një e re që ata mos magazinohen në Shëngjin, por në Durrës dhe në Vlorë nga që Saliu donte t’i kishte në veri për t’i pasur nesër votues të PD.
-Rama nga ky arrest shtëpie i Saliut ndjehet kaq i relaksuar sa nga 7 ditë të javës 8 do i kalojë në fluturim me ‘Ismailin’ e tij. I rehatuar nga trupi dhe truri.
Shqipëria kështu ecën drejt progresit, drejt horizonteve të lumturisë. Vetëm përpara. S’ka kohë për pushim. Jo kap çfarë të kapësh,po kaq gjithçka!