Berisha: Arben Kraja mashtron! Ka qenë kandidat për deputet i PS dhe ish-oficer i policisë sekrete të komunizmit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Arben Kraja mashtron! Berisha tha se, ai ka qenë kandidat për deputet i PS dhe ish-oficer i policisë sekrete të komunizmit.

“Ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kandidati për deputet i PS nuk mund të thotë gjë tjetër veçse mashtrime.

Ndaj a ia vlen të komentojmë ne këtu për një mashtrues të rëndomtë që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë.

Që nuk ka as ligj dhe as moral edhe për faktin se është shkarkuar me ligjin e lustracionit, në fakt iniciativë e ish-presidentit Sali Berisha, ai nuk ka tagër të merret me problemet që u mor dje apo në vazhdim.

Ndaj kjo është përgjigjja ime për të. Përgjigjja e saktë. Ky është problemi. Ai del e paska thënë që nuk jam marrë me politikë.

Po nuk është politikë të hysh në listat e kandidatëve? Po a nuk ishte armë politike Sigurimi i Shtetit? Ishte arma më politike e Partisë së Punës së Shqipërisë. Më e besuara. Kaq!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Ndërhy kundër ligjit-Rama për Gjinitë”/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë i drejtohet Presidentit Trump

Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë i ka drejtuar një letër Presidentit Trump, duke i …