Propozimi i Bashës për të dënuar me burg deputetët, Vokshi: Koordinim perfekt me Ramën

“Kush shpif në parlament duhet të dënohet me burg”. Është kjo kërkesa që Lulzim Basha i ka dërguar për miratim Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet një amendamenti të Kodit Penal.

Sipas propozimit të Bashës, kur kjo vepër kryhet nga të zgjedhurit gjatë kohës së ushtrimit të mandatit në seancat parlamentare të kuvendit, apo në çdo formë tjetër, duhet të konsiderohet kundërvajtje penale dhe të dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vite. Aktualisht për këtë vepër Kodi Penal parashikon vetëm dënimin me gjobë.

Lidhur me nismën ka reaguar deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila e shprehet se ka një kombinim perfekt mes Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

“Atë që nuk e bën Rama, e bën Basha! Deri në 2 vjet burg për deputetët që ‘shpifin”’ për Ramën, Qeverinë apo pengjet e tyre… Kujt i shërben ky propozim i Bashës që shkel edhe Kushtetutën? Opozitës JO, asaj tenton t’i mbyllë gojën. I shërben vetëm Ramës! E turpshme”, shkruan Vokshi në një postim në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …