Kryetari i PD, Sali Berisha, pas Arben Krajës akuzoi edhe prokurorin Dritan Prençi. Berisha tha se, Prençi është mik i McGonigal, bashkë me Krajën injoruan çdo dokument për të amnistuar Veliajn.
“Prokurori tjetër Prençi, një mik i njohur i McGonigalit, nuk mund të hetonte kurrë po të kishte minimumin e minimumit të ndërgjegjes së zyrtarit, mbasi lidhjet e tij me Zoton, të strukturuara, nuk lejonin hetimin e aferës së shekullit nga Prençi. Pra, janë këta dy persona, të cilët kanë injoruar dhe fshehur çdo dokument të shtetit, për të amnistuar Erion Veliajn.
Ne jemi këtu sot se si këta prokurorë politikë kanë shumëzuar me zero kontrollin e institucionit kushtetues për kontrollin e buxhetit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, lidhur me këtë vjedhje të shekullit.
Zoti Këlliçi do ju njohë ju me konkluzionet e këtij raporti, në të cilin del e qartë si drita e diellit se Erion Veliaj ka vjedhur ditën për drekë dhe ka bërë gjithçka që të kalojë në kontot e tij offshore dhe të Edi Ramës, nuk po them 130 milionë euro, por minimumi 100 milionë se ta zëmë se 30 milionë i kanë bërë dorovitje. Këto janë konstatime të KLSH që për Krajën dhe Prençin, roli i të cilit në grupin e strukturuar Rama-McGonigal-Neza-Duçka është për t’u hetuar dhe sqaruar”, tha Berisha.