Meta: Me goditjen e Berishës synohet asgjesimi i opozitës dhe pluralizmit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka dënuar ashpër vendimin e mazhorancës në Kuvend sot për t’i dhënë autorizim, SPAK-ut, për heqjen e lirisë, Kryetarit të PD-së, Sali Berishës.

Ilir Meta tha në një konferencë për shtyp se “votimi i njëanshëm i mazhorancës sot në Kuvend për heqjen e imunitetit të liderit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha dhe dhënia e autorizimit për arrestimin e tij, shënon një përshkallëzim të ri të përpjekjeve qe qeverisë për asgjësimin e opozitës dhe të pluralizmit politik në vend.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh kundër heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se janë përdorur standarde të ndryshme.

“Janë aplikuar standarde të dyfishta në rastin e zt.Berisha. Ai është lider i forcës kryesore opozitare apo ish-deputetëve të mazhorancës. Këto janë të qarta. Sa më përket mua, nuk kam asnjë shqetësim të tillë. Sa i përket mitit të të paprekshmëve, mendoj se është një përrallë.

Patjetër që është një zyrtar shumë i lartë, por nuk është një kryeministër apo president në detyrë dhe në qoftë se flasim për paprekshmëri, ne shohim që nga një anë ne kemi një përshkallëzim të masave të sigurisë për një çështje që është kontestuar dhe ndërkohë kemi firmat e kryetarit të bashkisë që ka rrëmbyer firmat e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës. Kemi firma të kryeministrit aktual që nuk i përmendet askund emri dhe që përbëjnë dëme kolosale”, tha Meta.

Meta u shpreh se është dakord me protestat e opozitës. “Kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rikthimin e normalitetit në vend. Ndërkohë që po bëhen hapa mbrapa”, shtoi ai.

About Redaksia

Check Also

Skandali 3 mln euro me shkollën në Manzë/ Garo: Do të hetohen dhe ndëshkohen abuzuesit me fondet e rindërtimit

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Ajo që po ndodh me fondet e rindërtimit …