Avokati: Berisha nuk arrestohet, Rama po përdor SPAK për propagandë!

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV për të komentuar vendimin Kuvendit sa i përket kërkesës së SPAK për të hequr imunitetin ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës ishte avokati, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se vendimi i parlamentit është anti-kushtetues pasi nuk u bajt relacion dhe neni 78 i Kushtetutës thotë shprehimisht se, nëse nuk mbahet relacion atëherë efekti juridik i seancës është i pavlefshëm.

“Dua të sqaroj një pikë një herë e përgjithmonë se ai truk dhe kërkesë e SPAK bërë në komision e mandateve dhe më vonë në Kuvend, i cili kërkoi autorizim për dy masa ndaj Berishës si ajo me arrest me burg dhe arrest në shtëpi është e pa moralshme dhe e paligjshme.

Arresti me burg është i përjashtuar te Berisha dhe se kjo po bëhet vetëm për interesa politike u si qëllim është denigrimi i liderit të opozitës, pasi Neni 230 i kodit Penal e ndalon arrestimin e një personi i cili është mbi 70-vjeç dhe SPAK ka qenë në dijeni të këtij neni dhe ka kërkuar leje për të dy masat.

Ky absurd dhe mllef që SPAK ka ndaj Berishës e kanë dërguar deri në fund me mbështetjen e mazhornacës dhe nga pikëpamja ligjore ata mund ti bëjnë një nga një dhe nuk mund të bëjnë kërkesë për dy masa.

Kuvendi ka dalë pa relacion dhe e bën të pavlefshme seancën sepse e ka Neni 78 i Kushtetutës dhe e kërkon relacionin pasi nëse mungon kjo seancë nuk krijon efekte juridike, por kulmi është më 1/5 e deputetëve kërkuan ndaj GJK që të shprehet në lidhje pikërisht mbi këtë debat që kemi me SPAK”, tha avokati Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …