Berisha: Gjykata Kushtetuese firmosi vendosjen e plotë të monizmit! Zgjidhja e vetme është mosbindja civile

Kryetarii i PD, Sali Berisha tha se, Gjykata Kushtetuese firmosi vendosjen e plotë të monizmit! Ai tha në bashkëbisedimin me qytetarët se, zgjidhja e vetme është mosbindja civile!
“Konstatimi yt është shumë i drejtë. Kontrolli mbi këto organe është i plotë dhe total.
Mjafton të analizoni qëndrimet e këtyre organeve ndaj procesit zgjedhor ose qëndrimet e këtyre organeve ndaj akuzave false ndaj meje dhe nuk mbetet dyshimi më i vogël se ato janë thjesht vegla të verbra në duart e Edi Ramës.
Por ti Daniel je i ri dhe nuk e ke përjetuar diktaturën komuniste. Në fakt kjo situatë ishte edhe atëherë, pikërisht të gjitha këto organe ishin në kontroll të një njeriu, të diktatorit. Sot këto organe janë prapë në kontroll të një njeriu.
Nuk do votonim kurrë të lirë nuk do përmbysnim atë diktaturë. Nuk do votojmë kurrë të lirë nëse nuk përmbysim këtë diktaturë sot. Edi Rama është diktatori.
Nëse nuk e kuptojmë këtë, se diktaturën e mban diktatori, tregon që jemi njerëz naiv dhe nuk kuptojmë asgjë nga kjo që ndodh në këtë vend.
Prandaj zgjidhja e vetme është përballja me mosbindje civile me diktatorin e diktaturës së bandave.
Qytetarët nuk kanë realizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam mirënjohës shumë deputetëve që çuan atë kërkesë aty. Isha i sigurt se do e rrëzonin.
Por përsëri u them të vërtetën, duke e ditur që ata janë njerëz me një lloj begraundi të caktuar, kurrë nuk mund të imagjinohej që ata të zgjidhnin variantin më të kobshëm jo për Sali Berishën, por për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare dhe rendin kushtetues.
Çfarë zgjodhën ata? Ata zgjodhën t’i heqin pakicës të drejtën e pakushtëzuar që i njeh Kushtetuta për t’iu drejtuar atyre.
Kjo e drejtë, të cilën Kushtetuta në nenin 134 të saj, ua njeh si të pakushtëzuar presidentit, kryeministrit, Avokatit të Popullit dhe pastaj një të pestës së deputetëve dhe askujt tjetër, ata 8 gjykatës pa ligj, pa moral ligjor, që përtypin rroga më të mëdha se çdo president i rajonit, firmosin atë ditë vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri.
Edhe këtë të drejtë kushtetuese të pakicës, ata e mohuan. Ata shpallën entitet paralel me pakicën, parlamentin, të cilin Kushtetuta e njeh për dhjetëra funksione, por kurrë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Të cilit Kushtetuta i ka dhënë gjithë ato kompetenca, por kurrë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Atë ia ka dhënë pakicës.
Duke i hequr pakicës këtë të drejtë, gjykata firmosi vendosjen e plotë, totale të pushtetit absolutisht të Edi Ramës.
Pra, u mbyll dhe përfundimisht edhe dritarja e fundit në të cilën opozita mund të vepronte në kuadër të këtij rendi.
U mbyll përfundimisht epoka e pluralizmit të vërtetë politik dhe hyn në fuqi me këtë vendim, epoka e monizmit të plotë të bazuar në aleancën mes krimit, drogës dhe vjedhjeve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …