Berisha: Nuk pres gjë nga gjykatat, çdo gjë e pres nga qytetarët e vendosur në këtë mosbindje

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk pres gjë nga gjykatat, çdo gjë unë e pres nga qytetarët e vendosur në këtë mosbindje.
“Ky është një nga aktet më të shëmtuara, më antidemokratiket.
Aq sa kam pritur nga Gjykata Kushtetuese, unë nuk kam pritur, unë kam menduar se do e fuste në kalendat e procedurës, por nuk më shkonte mendja se do mashtronte publikun, do rishkruante Kushtetutën në mënyrën më bandistike, më pa moral, do e shpallte pakicën me të drejtë të kushtëzuar. Kjo ishte fundi i tyre.
Kështu që nuk pres ndonjë gjë tjetër. Çdo gjë që pres, unë e pres nga qytetarët e vendosur në këtë mosbindje.
Ne jemi para alternativës për votën e lirë, para fitores së sigurt, atëherë ne do ngrihemi.
Ky është i gjithë mendimi i Sali Berishës. Ne nuk duhet të kemi shpresë te këto organe që janë sot degë më e verbër e ekzekutivit në Shqipëri dhe që janë të njëjta në verbërinë e tyre me ato të diktaturës komuniste”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …