Berisha: Në këtë situatë, PD-në do ta drejtojë Sali Berisha!

Kreu i PD, tha se, Partinë Demokratike do ta drejtojë Sali Berisha, natyrisht kryesia e ngushtë do merret me drejtimin e punëve të saj.
“Në këtë situatë, PD-në do e drejtojë Sali Berisha.
Historia e arrestit të liderëve të opozitës nuk është e re, diktaturat e kanë përsëritur dhe kjo po ndodh.
Natyrisht kryesia e PD, kryesia e ngushtë e saj, janë organet që do të merren me drejtimin e punëve të saj.
Por kryetari kudo që të jetë, do të përmbushë detyrimet e tij.
I gjithë problemi dhe diskursi, po të kesh vënë re mediat e kontrolluara nga qeveria, që nuk kishin preokupim jo vendosjen në arrest të kryetarit të partisë më të madhe politike, por dhe si të thuash, e merrnin një fakt të kryer, për të cilin nuk ka nevojë të komentojë, duke u bërë në njëfarë mënyre de facto mbështetës të këtij akti, por merrnin tani se ç’do ndodhë me PD-në.
Duhet t’u them këtyre zotërinjve se PD do ecë drejt fitores, drejt përmbysjes së diktaturës.
Nuk ka asnjë alternativë tjetër, përkundrazi ky akt vetëm sa bind çdo shqiptar se jemi në kushtet e një diktature, me të cilën nuk duhet të pajtohemi kurrë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …