Zjarri në qendrën tregtare, 30 persona të asfiksuar përfundojnë në spital

Mbi 30 persona ndodhen në spitalin e Lushnjes, pas asfiksimit nga tymi masiv që ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh, pas flakëve që ranë në katin e tretë që shërben si qendër tregtare.

Gazetari bën me dije se mes personave që kanë përfunduar në spital, është edhe një fëmijë dhe një punonjës i zjarrfikëses, por për fat të mirë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende flakët vijojnë të jenë aktive.

Ndërkohë dyshohet se ende ka banorë të bllokuar brenda banesave të tyre, ndërsa nga qendra tregtare, e cila përbehet nga tre kate, thuhet se janë evakuuar të gjithë personat që ndodheshin aty.

About Redaksia

Check Also

Rekord i zi/Çmimet në Shqipëri, 26% më të shtrenjta se në Gjermani

Franc NURI Mbi 52 produkte bazë në Shqipëri kushtojnë mesatarisht 25.6 % më shtrenjtë se …