Zjarri masiv në qendrën tregtare, zjarrfikësit nuk kanë mjete

Intensifikohen flakët në qendrën tregtare në Lushnje. Bëhet e ditur se, edhe pse ka rreth një orë që zjarri ka rënë në katin ne tretë të qendrës, flakët nuk janë shuar, por intensifikuar.

Situata është tepër serioze, pasi dyshohet se mund të ketë familjare të bllokuar në banesat që ndodhen katet e sipërme të kësaj qendre tregtare.

Për t’i shpëtuar flakëve dhe asfiksimit nga tymi i madh, banorët janë parë duke tentuar të zbresin nga dritaret e banesave. Ndërkohë në këtë pallat 12 katesh mungojnë shkallët e emergjencës. Po ashtu raportohet se zjarrfikësit e këtij qyteti nuk janë të gjitha pajisjet me të gjitha mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.

About Redaksia

Check Also

Masakra zgjedhore/ PD publikon librin me 2543 raste të verifikuara abuzimi, Vokshi: Ka edhe QR Code për…

Partia Demokratike ka publikuar një raport voluminoz në formë libri prej 1507 faqesh, i cili …