Milo: SPAK nuk kishte arsye për të kërkuar arrestimin e Berishës, vendimin e mori tjetërkush

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, politikani i njohur Paskal Milo e ka dënuar kërkesën e SPAK për të arrestuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Milo është shprehur se SPAK ka 3 vite që e hetonte Sali Berishën, dhe nuk kishte pse tani të kërkonte arrestimin e Berishës.

LEXO EDHE:
‘Vëllai i kryebashkiakes ‘shiste’ dokumenta false për qytetarët’ / Çupi: SPAK të hetojë! Bulqiza meriton më mirë
Milo u shpreh gjithashtu se, edhe parlamenti e ka humbur seriozitetin, sepse aty duket se deputetët dalin e flasin sa për të konsumuar minutat, sepse vendimet janë marrë diku tjetër.

‘Unë nuk jam prokuror dhe nuk mund të hyj në probleme teknike, por për sa kohë Sali Berisha ka qenë i hetuar për 3 vite të tjera, ai mund të vazhdojë të hetohet, ose mund ti thellohen hetimet edhe pa kaluar, pa marrë miratimin për arrestimin në parlament.

Këtu problemi nuk qëndron tek fakti që prokurori e tha atë fazë, por tek substanca. Dhe subsanta është, parlamenti a është institucioni i vërtetë që ka vullnet, përgjegjshmëri për të ju qasur kësaj çështje kaq të rëndësishme politike, me shumë përgjegjësi.

Unë këtë e vë në dyshim, sepse më tepër parlamenti sot, dhe ka kohë është bërë një instrument që nuk gjykon vetë. Formalisht atje mund të dalin njerëz dhe të flasin, por ata flasin sipas një skenari të parapërgatitur dhe dalin atje të konsumojnë minutazhin që ju jep spikeri i parlamentit për procedurë, sepse vendimet realisht merren diku tjetër.

Kështu ka ndodhur edhe me çështjen Berisha.

Duhet të kuptojmë se përveç aspektit ligjor, procedurave ligjore që respektohen edhe formalisht, vendimmarrja është diku tjetër. Dhe ky është edhe thelbi i problemit në Shqipëri’, tha Paskal Milo në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …