Kryetari i PD, Sali Berisha tha në takimin me të rinjtë e FRPD se, ne duhet të përdorim të gjithë potencialin tonë për të larguar këtë armik të votës sonë.
“Edhe përpara e kam deklaruar shumë herë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, por tani kjo tani duhet të jetë kryefjalë për ne.
Mund të ketë dy opsione, dy mendime, njëri se të bëjmë gjithçka për të fituar zgjedhjet. Ju garantoj se kurrë nuk realizohet. Ju e patë se si u zhvilluan zgjedhjet në Shkodër. Mos harroni se si Shkodra kanë qenë shumë zona të tjera. Mos harroni se kandidati ynë në Shkodër, në të gjitha pollet ishte nga 5 deri në 15 pikë përpara.
Pra, të besosh se me Edi Ramën do të fitosh zgjedhjet, bën lojën e tij dhe mashtrohesh.
Edi Rama shkoi gjer në atë shkallë sa de jure në procesin zgjedhor, e eliminoi kundërshtarin politik, Sali Berisha pasi nuk lejoi regjistrimin e emrit të tij në fletën e zgjedhjeve, nuk regjistroi emrin e PD në fletën e votimit. I mori PD-së me gjykatë vulën, logon, identitetin.
Shpërndau 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë, të gjitha në kundërshtim flagrant me ligjin.
Ju shihni sot Beogradin. Beogradi është në protestë. Në fakt, në protestë janë studentët e universitetit të Beogradit. Po protestojnë kundër Edi Ramës së tyre.
Pra, të mendosh se me Edi Ramën do kesh zgjedhje, mashtron veten.
Atëherë çfarë duhet të bëjmë? Duhet të bëjmë gjithçka që të bëjmë zgjedhje.
Ne duhet të përdorim të gjithë potencialin tonë për të larguar këtë armik të votës sonë, këtë armik të opozitës, këtë armik të pluralizmit”, tha Berisha.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …