Nga Gent STRAZIMIRI
Nëse flasim për ligj, “MASA E SIGURISË” e kërkuar nga SPAK, do të kishte për qëllim TË SIGUROJË që Sali Berisha, TË MOS LARGOHET dhe TË MOS FSHIHET për t’i bërë bisht procesit…
Kjo është hapësira e vetme ligjore mbi të cilën mund të kërkohet dhe për pasojë të akordohet një “MASË SIGURIE”!
Nëse NUK EKZISTON NJË CËNIM I SIGURISË, nuk ka asnjë arsye të merret një “MASË SIGURIE”!
Nëse Sali Berisha është vërtetë “i barabartë para ligjit si të gjithë shtetasit e Republikës”, siç u shpreh para Kuvendit Arben Kraja, nesër gjykata duhet të rrëzojë kërkesën si TË PAARGUMENTUAR E TË PABAZUAR NË LIGJ!
Duhet ta bëjë bazuar mbi deklarimet e vetë prokurorëve të cilët dëshmojnë se Sali Berisha jo vetëm nuk fshihet, por (citoj) “është gjithë ditën në medie dhe televizione…”, madje duke u marrë vetëm me procesin në fjalë…
Nëse Sali Berisha është vërtetë “i barabartë para ligjit si të gjithë të tjerët”, gjykata nesër duhet t’i shpjegojë prokurorit se argumenti “nuk ka respektuar vendimin e gjykatës”, është kërkesë për të NDËSHKUAR Sali Berishën, dhe jo për të “SIGURUAR” moslargimin apo fshehjen e tij, arsye për të cilën zhvillohet dhe gjyqi i nesërm…
Kësisoj, derisa prokuroria të paraqesë dyshim të arsyeshëm, bazuar në fakte se Sali Berisha po tenton të fshihet apo të largohet, gjykata nuk do të lejojë asnjë masë sigurie ndaj tij…
Nëse kërkesën dhe fjalët e Arben Krajës para Kuvendit dhe ato të SPAK drejtuar gjykatës ia shpjegon një çfarëdo penalisti amerikan, ai do të reagonte i habitur me tri fjalë të ndyra në anglisht, që në shqip do të tingëllonin pak a shumë si: WHAT THE SPAK…..?
Më tej akoma, nëse kjo palo- kërkesa e SPAK do të pranohej nga gjykata, ai do t’u thoshte qartë pastër dhe bukur edhe gjykatës edhe SPAK-ut edhe mbështetësve të tyre: [🖕] SPAK YOU [🖕] KAQ!