Berisha: Truri mediatik i vjedhjes së shekullit nuk është më Ben Blushi, por Bolino!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferëncën për shtyp se, truri mediatik i vjedhjes së shekullit nuk është më Ben Blushi, por Bolino si përfitues i madh i kësaj afere. Ai tha se, sot kam një kartolinë për Bolinon, kontratën e tij, e cila siguroj se shumë shpejt do zbërthehet.
“Në serialin e denoncimit të vjedhjes së shekullit, natyrisht më i ziu, faqja më e zezë e këtij seriali është amnistia e shekullit që skapistët e partisë, konkretisht ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja dhe prokurori Prençi i bënë Erion Veliajt, Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Artur Metanit dhe eksponentëve të tjerë.
Në këtë aferë, e cila dogji me flakët e saj, Skapin e partisë dhe mbretin e nxori lakuriq para shqiptarëve, vazhdon përpjekja për të mbuluar krimin me të gjitha mënyrat.
Dje denoncuam para jush se si Rama dhe Agaçi nga njëra anë vendosin në fondin e pakushtëzuar për bashkinë grantin prej 12 milionë euro, fond ky që sipas kontratës duhet të mbulojë shpenzimet e një viti, ndërkohë Erion Veliaj parashikon nga buxheti i bashkisë jo grantin e pakushtëzuar, por direkt nga taksapaguesit e Tiranës 12 milionë euro të tjera.
Çdo legjitim është se do nisen në dhera të tjera, në bankat offshore, aty ku depozitojnë vjedhjet e tyre Rama dhe Veliaj.
Zoti Këlliçi do ju njohë ju me dokumente të reja, të cilat faktojnë dhe dëshmojnë përgjegjësinë direkte të Erion Veliajt, të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me qeverinë, mbi bazën e shkresave që kanë firmosur, mbi bazën e deklaratave që kanë bërë.
Një zhvillim i fundit është se rolin e trurit mediatik që gjer pak më parë e kishte Ben Blushi, konstatohet se pas penalizimit të Arben Ahmetajt, duke e shkëputur si dosje të veçantë, një rol të tillë merr Bolinoja.
Po të vini re ju, ai, një nga përfituesit e mëdhenj në këtë vjedhje të shekullit, vazhdon e dezinformon shqiptarët dhe përpëlitet me mediat e tij, të ndërtuara në tokën e grabitur me Edi Ramën pronarëve legjitimë, të lënë për gjimnaz.
Sot, para Vitit të Ri nuk kam një mesazh, por një kartolinë për Bolinon, kontratën e tij, e cila siguroj se shumë shpejt do zbërthehet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …