Akti ekstrem i përndjekjes politike të Dr.Berishës, vepër e Edi Ramës për eliminimin e opozitës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas vendimit të sotëm ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Meta shprehet se kjo është një vepër direkte e Edi Ramës që ka për qëllim eliminimin e opozitës.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eliminimin e opozitës.

Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, shkruan Meta.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …