Papa Gjon Pali II dhe burgu i Edi Ramës

Nga Mehmet ELEZI

Gabriel Garcia Markezi ka një tregim atipik (letërsia e madhe s’mund të jetë tipike). Titulli: “Rrugë të mbarë zoti President!”. Botuar edhe në shqip, (“Dymbëdhjetë tregime pelegrine”, Dituria, 1994).

Presidenti i Markezit është në pension. Kanë përhapur fjalë se është i korruptuar, se ka vjedhur pasurinë publike. Ai është “syrgjyni më i kamur i Martinikas”, thotë dikush në tregim.

Presidenti në pension sëmuret, duhet të bëjë një ndërhyrje kirugjikore. S’ka pare. Detyrohet me shitë suveniret e familjes, me pague operacionin.

Fill pas ky president mbledh fuqitë e vihet në krye të një lëvizjeje të re “për një atdhe dinjitoz”, shkruan Markezi.

Ky model i rrallë shtetari, i ngritur në piedestal nga një gjeni, në Shqipërinë e Edi Ramës shpërblehet me burg. Sali Berisha u dënua si udhëheqës i opozitës, por “asnjë diktator s’ka fuqi me diktue në zemër”, thotë Shileri (Schiller).

Pakkush beson se mendimi dhe zemra e lirë e Sali Berishës mund të burgosen. As vullneti i pathyeshëm i tij. As energjitë e stuhishme të tij.

Papa Gjon Pali i 2-të flet për një burg tjetër. Për burgun e zemrës së mbyllur.

“Burgu më i keq do të ishte një zemër e mbyllur”, thotë Ati i Shenjtë.

Edi Rama është pikërisht në burgun e zemrës së mbyllur. Shqipëria e tij është kapluar nga ajo lloj “demokracie”, për të cilën Vaclav Haveli thotë se “të ndershmëve ua lidh duart, të pandershmëve u mundëson gjithçka”.

Burgu i zemrës së mbyllur është zgjedhje e Edi Ramës për veten e tij. Në daç si metaforë, në daç si realitet. Prej tij s’e shpëton dot kush.

About Redaksia

Check Also

Pse na duhen gjykatat?

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend normal, loja luhet me tre role të qarta. Në …