Ringjallje, frymë, shpresë!

Nga Rezenbrik SERJANI

Kjo pranverë shqiptare është fillimi i ndryshimit më të madh të kësaj dekade, e shpëtimit të demokracisë, e shpëtimit të vlerave dhe virtyteve të saj.

Protestat janë tregues historik se ky vend është drejt rikthimit të demokracisë, drejt rikthimit të shpresës dhe besimit.

Sot, në sheshe me mijëra njerëz frymëzojnë çdokënd.
Sot heronjtë e vërtetë janë në shesh, përballë tiranisë së korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Ata, heronjtë e shesheve të lirisë bëhen çdo ditë e më shumë fryma e lirisë, forca e ndryshimit, lëvizja e shpresës, shpëtimi i demokracisë.

Fryma e kësaj proteste që ka bekimin e çdo shqiptari, i gjendur në shesh ose jo, do të jetë fryma e ringjalljes së demokracisë.

Një pranverë shqiptare është revolucion që nuk do ketë të ndalur deri me vendosjen e ekuilibrave politik ashtu siç i parashikon një demokraci e lirë, e pastër, e pacënuar.

Të gjithë do jemi aty, do kthehemi në oksigjenin e ringjalljes, do kthehemi në tribuna të demokracisë.

Sheshet do buçasin nga shpirti i vërtetë i shqiptarisë, shpirti i vërtetë i opozitarizmit.

Shpresa, guximi dhe besimi do jenë trinomi ynë i fitores, trinomi ynë i rikthimit të demokracisë në vend.

Shpëtojmë Shqipërinë!
Shpëtojmë Demokracinë!

Me besimin në Zot, me besimin tek atdhedashuria dhe shenjtëria e vendit tonë, do të jenë bekimi i kësaj lëvizje të shenjtë demokracie!

Qoftë e bekuar rruga jonë e demokracisë!

About Redaksia

Check Also

Parfumi që solli tradhëtinë e Spiropalit

Nga Grigels MUÇOLLARI Një parfum i deputetes Elda Hoti shkaktoi irritim të Elisës, e bëri atë …

Leave a Reply