Me taksa më të larta për t’u paguar, Bashkia Tiranë ju uron Gëzuar Vitin e Ri

Zv.Kryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, eksperti për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti ka ironizuar urimin nga Bashkia e Tiranës për festat.

Ai shkruan se që nga rritja e pagesës për taksën mbi pronën me +53% e deri te rritja e tarifave për ushqimin e fëmijëve në cerdhe e kopshte janë disa nga dhuratat e këtij viti nga Veliaj.

Postimi

“Me taksa dhe tarifa me te larta per tu paguar Bashkia Tirane ju uron Gezuar Vitin e Ri.

Qe nga rritja e pageses per taksen mbi pronen me +53% e deri te rritja e tarifave per ushqimin e femijeve ne cerdhe e kopshte jane disa dhuratat e ketij viti nga Kryebashkiaku i Tiranes.

Dhurate tjeter eshte shperdorimi me shpenzimet, pasi 2/3 e buxhetit shkojne per te paguar pagat dhe shpenzimet operative te nje strukture te fryre bashkiake te shumefishuar keto vite. E prape nuk mjaftohen, kete vit rritet me 273 numri total i punonjesve.

Ama dhurata me e vecante ka qene dhe mbetet mbeshtetja e pakufijshme dhe e pakushtezuar ndaj pagesave te nje inceneratori qe nuk ekziston….dhe viti sapo ka filluar”, shkruan Teliti.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i shkarkimit të Yuri Kim është për Ramën nga Uashingtoni

“RD” Rama kishte vënë një bast me mediat e veta se Yuri Kim jo vetëm …