Pelegrinazhi/ Mijëra qytetarë në rrugicën e Berishës

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish gjatë ditës së sotme poshtë pallatit ku ai banon kryetari i PD, Sali Berisha. Rrugica e Doktorit është kthyer tashmë në pelegrinazh.

Mbledhja e tyre në të njëjtin orar për të disatën herë, vjen në shenjë solidariteti dhe proteste pas vendimit të GJKKO për ta lënë Berishën në “arrest shtëpie”.

Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se, Berisha është i burgosur politik.

Në tubimet e zhvilluara më parë, Berisha është parë teksa del në ballkon dhe përshëndet të pranishmit, duke mbajtur edhe fjalim.

Ndërsa në dritaret e shtëpisë së Berishës janë vendosur dy flamuj, ai Kombëtar dhe ai i Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Vilat në Dhërmi dhe Palasë/ SPAK thotë se ka gati kërkesën e dytë e për arrestimin e Ballukut

SPAK pritet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda …