Profesori Lush Susaj thirrje qytetarëve: Ngrihuni dhe shpëtoni Shqipërinë!

Profesori Lush Susaj u bë pjesë e ‘Rrugës së Shpresës’ në protestën kundër instalimit të neodiktaturës dhe izolimit të kreut të opozitës dhe PD, Sali Berisha. Susaj bëri thirrje që të gjithë qytetarët, studentët, nxënësit, profesorët prindërit të ngrihen dhe të rrëzojnë ata që po shkatërrojnë sistemin arsimorë dhe të bëjnë arsimin fole të dijes dhe përparimit të Shqipërisë.

“Jam këtu më qëllim për të shprehur mirënjohjen time të thellë ndaj çdo qytetari që reagojnë pasi në të gjitha kohërat detyra kryesore e një qytetari është të reagoj dhe të protestojë sa herë që korrupsioni e sposton shtetin dhe sa herë që shteti i bën vend korrupsionit, hajnisë duhet të reagojmë dhe të luftojmë për liritë e te drejtat e njeriut.

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit që të protestojmë dhe të mbrojmë opozitën dhe opozitarizmin nga sulmi bolshevik, barbarë nga lukunia komuniste bolshevike mbi çdo strukturë demokratike pasi e dinë shumë mirë pasardhësit e Miladin Popoviçit dhe Enver Hoxhës.

Ata e dinë shumë mirë se inekzistenca e opozitës është ekzistencë e diktaturës dhe diktatorëve.

Protestoj dhe përbuz deri në ekstrem spektaklin e ndyrë që ofrojë ky shtet ku arrestoi profesorin nderuar të Jamarbëll Malltezi, ai është një profesor i nderuar që e njoh prej 20 vitesh dhe ishte në krahun tim sa herë që ne protestonim për kauzën e universitetit dhe studentëve.

Shpreh indinjatën time të thellë në çdo cenim që bëhet ndaj profesorëve dhe intelektualëve të këtij vendi se boll na keni dëbuar.

I bëj thirrje të gjithë profesorëve dhe studentëve të Shqipërisë, prindërve dhe nxënësve të Shqipërisë që të ngrihen dhe t’i kthejmë shkollat në shërbim të edukimit dhe shërbim të pregatitkjes profesionale, boll shkollat dhe universitet në shërbim të votave dhe punësimeve nepotike të partive.

I bëj një thirrje të sinqertë çdo zyrtari që e ndjen se ka një pikë gjaku shqiptar dhe ka hëngër bukën e këtij vendi që ta ulin dozën e vjedhjeve, jam vetë i gjashti në familje dhe jetoj vetëm më gruan time pasi fëmijët janë larguar, ky është pisllëku serbo komunist dhe asgjë tjetër.

I lutem fermerëve se përse nuk protestojnë, çfarë i pengon, a i shihni fermerët e Gjermanisë se janë 23 herë më shumë të subvensionuar se ju, janë 100 herë më shumë të modernizuar se ju dhe fermerët shqiptar detyrohen ta hedhin prodhimin në kanal.

Poshtë diktaturat, poshtë diktatorët dhe rroftë sa malet Shqipëria dhe BE e SHBA”, tha profesori Susaj.

About Redaksia

Check Also

Rama: S’ka më naftë pa taksa për fermerët!

Edi Rama pranoi sot nga Berati, gjatë takimit me prodhuesit, se ka pasur edhe problematika …