Ikin dritat në Aeroportin e Rinasit, qindra pasagjerë mbeten në errësirë

Qindra pasagjerë në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, mbrëmjen e sotme kanë mbetur në errësirë pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Mësohet se prej disa minutash në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” energjia mungon, ndërsa shkaku për këtë incident ende nuk dihet.

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama “mburret” çdo ditë me rritjen e numrit të turistëve, Shqipëria e qeverisur nga socialistët nuk plotësojnë as bazën elementare për të pritur pushuesit në vendin tonë.

Së fundmi Rinasi ka shfaqur problematika serioze me mungesën e energjisë elektrike.

About Redaksia

Check Also

Dyfishi i rajonit/ Shqipëria me karburantin më të shtrenjtë në Europë, raporti…

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë, kur çmimi i naftës krahasohet …