Bylykbashi: Paraja publike po grabitet për interesa të Ramës dhe shpurës që e rrethon

Nënkryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi, në një konferencë për mediat së bashku me drejtuesit e Departamentit të Infrastrukturës dhe Departamentit të Planifikimit Urban tha se, është shkatërruar pluralizmi edhe në ekonomi, duke sjellë korrupsion, klientelizëm dhe varfëri. ai tha se, paraja publike po grabitet për interesa të Ramës dhe shpurës që e rrethon.
“Është detyrë e opozitës për ta vënë përpara fakteve këtë qeverisje që shqiptarët të kuptojnë se çfarë kanë kaluar dhe çfarë i pret në vitin 2024.
Viti 2023 ishte një vit, i cili karakterizohej nga mungesa e transparencës, nga mungesa e konkurrencës, nga klientelizmi. Të gjitha këto nga korrupsioni.
Të gjitha këto kanë çuar në një mekanizëm gjigant korruptiv, në të cilin paraja publike po grabitet për interesa private të Edi Ramës dhe shpurës që e rrethojnë.
Viti 2023 është një vit që ka shpërfaqur plotësisht mekanizmin e centralizimit të pushtetit nga Edi Rama, i cili ka prodhuar të gjitha këto efekte që thashë më përpara.
Kemi ligje nominale, ligje të bëra për individë privatë, është rasti i Portit të Durrësit por dhe të tjera.
Kemi PPP-të, të cilat së bashku si mekanizëm po krijojnë një moment shumë të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri.
Është prishur ndarja mes pushtetit publik dhe interesave private, duke zhbërë mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies.
Dhe të gjitha këto çojnë në korrupsion, në klientelizëm, varfërimin e ekonomisë sepse i hiqet mundësia pluralizmit edhe në ekonomi për të prodhuar të mira për shqiptarët.
Sot do trajtojmë dy çështje në aspektin e infrastrukturës dhe planifikimit urban”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …