Shoku Celibashi i partisë, t’i çojë fjalë shokut Dumani të po partisë së tij…

Nga Adriana KALAJA

Sot, ashtu si u bë me dije nga mediat, sidomos atyre që paguhen nga paratë e inceneratorëve inekzistentë, Kryekomisioneri Celibashi i partisë së rilindjes, pas “dorëheqjes” se Fadroma Bicit, që na kujtoi historitë deri me pengmarrje të fëmijëve të grave rilindase nga Arben Ndoka dhe jo vetëm, dhe që të gjitha ”sëmurën” kur do bëheshin deputete, i dhuroi mandatin shërbëtorit të rradhës së Edvinit të Kristaqit, Plarent Ndreca.

Ashtu si shumë skandale në këtë vend, edhe ky i rradhës do kalonte pa u ndjerë si për faktin e papranueshëm që publiku po mësohet me të keqen, nesë edhe ne do bënim indiferentin.

Në këto kushte, mirë është që publiku dhe Dumani i partisë t`i mësojë disa gjëra.

Më 15 nëntor, bashkë me mikun tim av. Kujtim cakranin depozituam në SPAK kallëzimin penal kundra Edi Rama, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, Arben Ahmetaj etj., për fillimin e ndjekjes penale për personat e kallëzuar prej nesh (dhe të tjerë të paidentifikuar por që do rezultojjnë pas hetimeve të SPAK), për kryerjen e veprave penale të “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, të gjitha të kryera në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.

Nisur nga fakti se indiciet kryesore në këtë kallëzim i kishim marë nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, përveç shokut Dumani të partisë, këtë kallëzim i`a përcollëm në dijeni edhe Kryetarit të KLSH-së.

Po kështu, nisur nga fakti se ky kallëzim u mbulua nga një terr mediatik jo vetëm e atyre që paguhen nga inceneratorët pa inceneratorë, shkurtimisht po paraqesim ku konsistonte ky kallëzim penal (foto 1-2):

  1. I kallëzuari Plarent Ndreca, emërohet si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme (në nepotizëm të plotë se është kushëriri i parë i ish ministrit Sandër Lleshaj) më datë 19.07.2019.
  2. Pesë ditë pas emërimit në këtë detyrë, sipas shkresës Nr. 5713/1 Prot., datë 24.07.2019 i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë caktimin e një pronë tjetër brenda territorit të Tiranës që plotëson kushtet për tu përdorur si park automjetesh dhe të mos cënojë proceset e punës, në mënyrë që të kalohët në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme për të ushtruar veprimtarinë QSHAMT (faqe 252 e raportit).
  3. Çuditërisht, një ditë pas kësaj shkrese (e kuptoni apo jo, NJË DITË MË PAS), Këshilli i Ministrave me inisiativën e Kryeministrit Rama mblidhet (në fakt nuk rezulton e mbledhur), dhe mer vendim për transferim prone nga Ministria e Brendshme të Ministria e Financave dhe e Ekonomisë (njëjtë si me pronën e Teatrit Kombëtar sipas VKM-së Nr.377 datë 08.05.2020, për të cilën po hetohet nga SPAK dhe që u shfuqizua si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese).

Referuar këtyre shkeljeve, në kapitullin E.1 Masa disiplinore, Kontrolli i Lartë i Shtëtit (faqe 256) argumenton se:

“…..për punonjësin e identifikuar me përgjegjësi në lidhje me shkeljet e konstatuara e të trajtuara në raportin përfundimtar të Auditimit, i rekomandojmë Titullarit të Ministrisë së Brendshme që referuar shkeljeve të konstatuara në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit si dhe atë të prokurimeve, si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në Raportin Përfundimtar të Auditimit, të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të vendosë marrjen e masave disiplinore “vërejtje” deri në “LARGIM NGA SHËRBIMI CIVIL”.”

Po kështu, referuar këtyre shkeljeve, në kapitullin E.2 Masa disiplinore, Kontrolli i Lartë i Shtëtit (faqe 256) konkludon se:

“Për punonjësin Plarent Ndreca, i cili nuk është më në arrëdhënie pune, nga ana jonë në bazë të shkeljeve të konstatuara, me detyrë ish Sekretar i Përgjithshëm dhe në cilësinë Nëpunësit të autorizues në MB, si person përgjegjës ndër të tjera për përgatitjen, zbatimin, kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin etj., masa disiplinore për këtë punonjës do të ishte “Largim nga shërbimi civil”, pasi:

– ka ndërmarrë veprime për tjetërsimin e pronës – godina e QSHAMT, duke implikuar kosto financiare në Buxhetin e Shetit, si dhe prekur direkt aktivitetin e njësisë, në mungesë të analizës së detajuar të shkaqeve dhe relacioneve kosto – përfitim, nga grupe të posaçëm vlerësimi.

– marrjen e angazhimeve buxhetore përtej kufirit të miratuar të fondeve buxhetore.

– për devijimin e qëllimit të fondeve të rindërtimit në vlerën 275,000,000 lekë dhe përdorimi i tyre për rindërtimin e një toke të amortizuar para tërmetit, në kundërshtim me ligjin nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normative, me fuqinë e ligjit nr.9 datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””.”

Siç lehtësisht evidentohet sa më siper, sipas Raportit të Auditimit të KLSH (faqe 252), veprimet e të kallëzuarit Ndreca rezultojnë të nxituara dhe të pastudiuara pasi, vetëm 5 ditë pas emërimit të tij, ka dërguar një shkresë në MFE për ndryshim të vendndodhjes së QSHAMT, pa ngritur më parë një komision për të vlerësuar shqetësimin real të qytetarit që ka drejtuar ankesën, i cili bazuar në këtë ankesë, do duhej të bëntë një analizë të hollësishme jo vetëm në raportin kosto – përfitime por edhe lidhur me pasojat e zhvendosjes së këtij institucioni.

Po çfarë bën shoku Dumani i Partisë?

Sipas shkresës datë 17.11.2023 (në kohë rekord pra 2 ditë pas kallëzimit), sipas shkresës K 867/1 Prot (foto 3), na informon se se nga pikpamja lëndore ky kallëzim nuk është kompetencë e SPAK??????? dhe kalimin për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi ka edhe kompetencën tokësore (sipas shokut Dumani të partisë).

Pra sipas shokut Dumani të partisë, nuk kanë rëndësi parashikimet në nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale në aspektin lëndor por edhe atë të funksionit që mban një zyrtar i lartë (në kohën e kryerjes së veprës penale), por vendos ta kalojë për kompetencë lëndore dhe tokësore në Prokurorinë e Tiranës, pavarësisht se provat e referuara jepnin qartë se të kallëzuar ishin edhe Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë (pra zyrtarët më të lartë në hierarki), dhe se ato fakte dhe prova pasqyronin bashkëpunimin midis të kallëzuarve prej nesh (edhe ata të paidentifikuar).

Përveç se jemi përpara konsumimit të një vepre të rëndë penale nga ana e z. Dumani, shohim dhe një zell të pashoq për t`i shërbyer partisë “mëmë”.

Ndërkohë, që është po e njëjta prokurori e partisë në pushtet, që z. Abi Malltezi i atribon një vepër penale si “zyrtar i lartë”, në kallëzimin penal referuar nga ne, manipulon provat dhe të dhënat dhe e ngushton gjithë këtë skandal në grabitjen e pronës publike, si diçka teknik e ndodhur kur i kallëzuari Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm.

Ndodhur në kushtet kur jo vetëm koha na dha të drejtë për Sistemin e Drejtësisë por edhe regjinë me të cilën ai punon dhe kur ndërkohë dosjet e Teatrit Kombëtar kanë zënë pluhur prej katër vitesh, donim nëpërmjet këtij statusi t`i drejtojmë disa pyetje shokut Dumani të Partisë:

  1. Kush është prokuroria kompetente për të hetuar Kryeministrin, Kryetarin e Bashkisë, Ministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë?
  2. Kush është prokuroria kompetente për të hetuar veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal?
  3. Kush është dëmi i shkaktuar shtetit nga kjo VKM e kërkuar nga Ndreca dhe e nxjerrë NJË DITË MË PAS nga Rama, ndërkohë që ministria përfiton një pronë më të vogël sa 1/7 e pronës që i`u dha privatit për ndërtime?
  4. Kush është dëmi i shkaktuar shtetit nga përdorimi i kundraligjshëm dhe korruptiv i 275,000,000 lekë nga Ndreca i partisë, të destinuara për rindërtimin?
  5. Kush mban përgjegjësi që prona mbart problem shumë të renda juridike sa as Fadroma Beci nuk po i sistemon dot?

Ka shumë pyetje që do duhej t`i bënim shokut Dumani të partisë, por po e lëmë me kaq që dhe ai pas ditës së sotme t`ja bëjë vetes disa pyetje, lidhur me veprimet e tij, që jo vetëm diskretitojnë figurën e një prokurori, aq më shumë drejtues i SPAK, por ul ndjeshëm edhe besimin e publikut ndaj drejtësisë.

Nëse nuk bën kompromis me të vërtetën, jo vetëm koha të jep të drejtë por edhe vetë Zoti i sistemon disa padrejtësi të shokëve të partisë në pushtet, se ata nuk e duan edhe Zotin, mirë Opozitën.

Kështu sot (foto 4-5), shoku Celibashi i partisë, i jep mandatin që “refuzon” Fadroma Bici, Plarent Ndrecës, duke bërë që shoku Dumani i partisë, të mos ngre më “shqetësimin” lidhur me kompetencën lëndore dhe tokësore.

Se ju nuk na besoni ne që Edvini i Kristaqit është “Zoti” për këta rilindasit.

Nëse KLSH-ja vë detyra që Ndreca të mos jetë më pjesë e administratës publike, çfarë bën Edvini i të atit vrasës?

Nuk e doni në administratë ju, fillimisht po e çoj në Këshill Bashkiak e pastaj e çoj në Kuvend unë.

Për shumë shërbime por sidomos për firmën për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ja kshui kshu.

Uppppps se desh harruam.

Shoku Celibashi përveç se t`i çojë fjalë Dumanit të partisë se Plarent Ndrecën, partia e tyre e bëri Deputet, t`i kërkojë të hetojë sesi kanë blerë apartamente në atë kompleks:

98 politikanë;

63 prokurorë;

57 gjyqtarë.

Deri atëhere, Ne do jemi përballë mafies në pushtet dhe në drejtësi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …