Nga Dorjan TELITI
2013: E mbani mend besoj propagandën e Kryeministrit Rama kur hidhte baltë mbi ndërtimin e mbi 11 mijë kilometrave rrugë dhe përdorte shprehjen: “Rrugë të lëna rrugëve!”
2024: Ku jemi sot? Ç’bëhet sot me ato rrugët e nisura që gjatë qeverisjes së PD?
1.A ka mbaruar Rruga e Kombit? Ajo rruga që prej vitesh i vendosën edhe traun me pagesë.
2.A ka mbaruar Rruga e Arbrit?
- A ka mbaruar rruga Qukës-Qafe Plloçë?
- A ka mbaruar Unaza e Tiranës?
Pasi i frynë kostot sa hap e mbyll për secilin aks rrugor, sot asnjë prej këtyre veprave jo vetëm që ende s’ka mbaruar, por më e keqja është fakti se nuk dihet sa qindra milionë euro të tjera do të na kushtojnë.
Pas 11 vitesh, qeverisje dhe miliarda euro taksa shtesë të paguara nga qytetarët dhe bizneset, pas rritjes me 240 lekë të taksës së qarkullimit për çdo litër naftë që konsumojmë, përsëri këto akse mbeten edhe sot të papërfunduara e të lëna në harresën e dorës së dytë të prioriteteve të qeverisë.
(*Shënim i z. Teliti në vazhdën e disa krahasimeve politiko-ekonomike të bëmave të kësaj qeverie si psh.‘Ministri antikorrupsion në vitin e 11-të të qeverisjes?! Po e pranokan që e paskan bërë ‘mullar’!