Nga Petrit VASILI
Mjerisht Kuvendi i Shqipërisë po përjeton ditet më të turpshme të tij për shkak të rrëmbimit mafioz të Ramës dhe nënshtrimit poshtërues të Nikollës.
Kjo e fundit ngatërron përqafimin dhe adhurimin ndaj Rames me detyrimin për të respektuar deri në fund Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Edhe dje Nikolla me debilitetin politik kronik të saj vazhdoi seancat dhe votimet rrufe e të paligjshme disa minuteshe duke dhunuar parlamentin.
Deputetët, që pritën në sallën e pushtuar nga rreshtat e gardistëve ende pa filluar seanca, që kontrollohen kafshërisht nga garda që në hyrje, jane ky “normaliteti” talebanesk i Nikollës.
Mohimi mafioz i çdo të drejte kushtetuese të opozitës është mbështetur dhe përkrahur nga Nikolla, e cila eshte kthyer ne një marionetë qesharake, që telekomandohet nga Rama dhe interesat e tij.
I kthyer nga Nikolla në një institucion vegël të verbër, të poshtëruar, të shkelur dhe të përdorur Kuvendi nuk është më zemra kushtetuese e Republikës tonë Parlamentare, por vetëm zorra qorre e Ramës.
Sjelljet prej të dhunuare të Nikollës do të fiksohen perjetë në historinë e parlamentit.
Parlamenti nuk ka parë një Kryetare Kuvendi kaq të depersonalizuar dhe të dobët.
Nikolla i ngjan një shërbyese të mjerë të kokorroçit mafioz, që drejton qeverinë duke hedhur Parlamentin në preherin e interesave mafioze të qeverisë.
Antikushtetutshmëria është bërë pandemike në çdo veprim të parlamentit dhe Nikolla ” kujdeset” vetëm për humorin dhe interesat e Ramës dhe jo për respektim absolut të Kushtetutës dhe Rregullores.
Republika jonë është sot nën një sulm të mafies qeveritare e cila ka shkrirë tre pushtetet në një të vetëm dhe sot Rama ka mbyllur parlamentin dhe drejtësinë në bodrumin e kryeministrisë.
Edi Rama ha dhe gëlltit vota rilindase në parlament për të larë pislleqet e vendimeve të qeverisë dhe për tu fshehur në bunkerin e votës kolektive të deputetëve të inkriminuar dhe të debilizuar rilindas.
Edi Rama kërkon të fshihet pas votave rilindase në Kuvend, por e ka të kotë sepse mijra dokumente, fakte dhe prova i kanë vënë vulën fajit të tij dhe Kuvendi i Nikollës së telendisur nuk ja zgjidh dot hallin.
Ajo që do mbetet në memorje është thjesht dhe vetëm kthimi nga Nikolla i parlamentit në një landfill për plerat e Edi Ramës.