Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, paralajmëroi Edi Ramën se asgjë nuk e shpëton nga verdikti i shqiptarëve. Berisha ftoi demokratët të vazhdojmë këtë betejë, me bindjen e plotë se fitorja është e afërt.
“Me shumë mirënjohje ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, me bindjen e plotë se fitorja është e afërt.
Me guximin tonë ne do të përmbysim diktaturën e re.
Regjimi i narkoshtetit nuk mund të na mposhtë ne kurrë.
Së fundi mesazhi nga rruga e shpresës, rruga e dritës për sarajet e Surrelit, sarajet e hajnisë, sarajet e errësirës. Edi Rama je strukur atje, i frikësuar gjer në palcë, i frikësuar nga opozita, i frikësuar nga rruga e shpresës, i frikësuar nga Sali Berisha sepse je i sigurtë se të ardhme nuk ke.
Asgjë nuk të shpëton ty nga verdikti i shqiptarëve”, tha Berisha.
Gazeta RD