Nëse ka një turpërim që mund ti bëhet institucionit të Presidencës është atashimi përbri tij i emrit të “Bakes”, siç e thërrisnin në ushtri ushtarët, Bajram Begajn.
Bakja është vetëm një lolo në duart e Ramës që ai e mban peng me aferat e kallëzuara në SPAK për dhënien me konçesion të bazave detare gjatë kohës që shërbente në ushtri.
Ish-zv/komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka zbardhur fakte mbi keqmenaxhimin e pronave të Forcave të Armatosura në Sarandë.
Baza detare e Sarandës. Kur dizinformon me firmë dhe vulë.
Gjeneralmajor Barjam Begaj, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe këshilltar i Komandantit të Përgjithshëm, dizinformon, jo një herë, por plot tre herë, Komandantin e Përgjithshëm të FA dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.
Shkresat e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA për Presidentin e Republikës.
1) Shkresa me nr. 79/1, datë 2.2.2021;
2) Shkresa nr. 319 prot., datë 31.3.2021;
3) Shkresa nr. 698/1, datë 29.7.221.
Të gjitha shkresat mbajnë firmën e gjeneralmajor Bajram Begaj. Gjeneralmajor Bajram Begaj ka marrë detyrën e Shefit të Shtabit të përgjithshëm të FA më 29 korrik 2020 dhe e ka dorëzuar më 4 qershor 2022, ditën që Parlamenti e zgjodhi President të Republikës.
përmbajtja e shkresave marrë nga Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, Paragrafi 25:
1) Begaj shprehet “Me VKM nr. 514, date 01.07.2020, pjesërisht i është dhënë me qira shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK
E vërteta: VKM 514, datë 1 korrik 2020, e jep të gjithë pronën Nr. 696 prej 39.664 m² me qira shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK. VKM nr. 514 jep me qira të njëjtën sipërfaqe sa është dhe në planvendosjen e pronës nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion Sarandë. Shprehja “PJESëRISHT” është disinformim i gjeneralmajor Barjam Begaj, ushtarakut me gradën më të lartë, gardianit të pronave në PVP sipas ligjit 64/2014.
2) Begaj shprehet “ne zbatim te VKM-se nr. 514, date 01.07.2020” dhe me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr. 473, datë 7.4.2021, është ngritur grupi i punës, i kryesuar nga Komandanti i Forcës Detare, me qëllim hartimin e projektit përfundimtar për ndërtimin e bankinës së re dhe infrastrukturës mbështetëse në pronën 696, për t’u bërë pjesë e kontratës ekzistuese me subjektin qiramarrës”.
E vërteta: Detyrimin sipas ligjit 64/2014 ngritjen e komisionit për vlerësimin operational të pronave në PVP për epërorët e tyre e ka Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe jo FD. Urdhëri I ngritjees së grupit të punës për vlerësimin e kapaciteteve operacionale të pronave në PVP është detyrim i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe jo Ministrit të Mbrojtjes. Neni 15. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura “kontrollon gatishmërinë luftarake dhe merr masa për përmirësimin e saj” dhe neni 16. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përgjigjet për “përgatitjen për miratim tek autoritetet vendimmarrëse të strukturës organizative e të planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura”. Forca Detare e ka bërë vlerësimin operacional të pronës nr. 696 qysh në vitin 2020, përpara se të dilte VKM dhe ia ka dërguar Shtabit të Përgjithshëm të FA, sipas kërkesës së këtij të fundit, me shkresën nr. nr. 3192, datë 18.06.2020.
Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023. Paragrafi 25, i plotë:
“Duke qenë se prona nr. 696 është e vendosur në plan vendosje dhe përhapje, është kërkuar gjatë hetimit paraprak dhe informacion pranë Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me komunikimin e mbajtur me Presidentin e Republikës. Me shkresën nr. 1138/1 prot., datë 12.5.2022, Shtabi i Përgjithshëm përcjell në Prokurorinë e Posaçme komunikimin shkresor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë (drejtuar më datë 2.2.2021 me nr. 79/1 prot. dhe nr. 319 prot., datë 31.3.2021 dhe nr. 698/1 prot., datë 29.7.221) në përmbajtje të të cilës, sqaron se: “Vendbazimi Detar, me vendndodhje Limion, Sarandë (prona me nr. 696). Me VKM nr. 514, date 01.07.2020, PJESËRISHT i është dhënë me qira shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK (përfaqësuar nga Genard Kastrati dhe z. Viron Hamzai). Për të ruajtur aktivitetin dhe mos cenuar operacionalitetin e strukturës së Forcës Detare shoqëria “Marina Bay Saranda”, ka marrë përsipër ndërtimin e një bankine rëre dhe infrastrukturën mbështetëse të saj sipas standardeve të kërkuara nga Komanda e Forcës Detare. Aktualisht, prona nuk është dorëzuar deri në saktësimin, garantimin dhe përmbushjen e detyrimeve të shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK, sipas kërkesave të bëra nga Komanda e Forcës Detare…. Si dhe: Dhënia në përdorim apo qira e pronave brenda PVP është bërë në bazë të akteve ligjore dhe n/ligjore në fuqi, për të cilën Ju kemi informuar në informacionin nr. 319, date 31.03.2021. Pronat e dhëna me qira dhe përdorim nuk kanë dalë nga PVP, të cilat do të mbeten në të ardhmen si asete të Forcave të Armatosura Lidhur me pronën nr. 696, “Vendbazimi Detar, me vendndodhje Limion Sarandë ne zbatim te VKM-se nr. 514, date 01.07.2020” dhe me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr. 473, datë 7.4.2021, është ngritur grupi i punës, i kryesuar nga Komandanti i Forcës Detare, me qëllim hartimin e projektit përfundimtar për ndërtimin e bankinës së re dhe infrastrukturës mbështetëse në pronën 696, për t’u bërë pjesë e kontratës ekzistuese me subjektin qiramarrës. Dorëzimi i pronës nuk është bërë ende, pasi do të kryhet pas realizimit të projektit ndërtimit të bankës së re dhe infrastrukturës mbështetëse nga qiramarrësi, sipas akt marrëveshjes të lidhur me Forcën Detare. Me ndërtimin e bankinës dhe infrastrukturës ndihmuese sipas kërkesës operacionale të Forcës Detare, shprehur edhe në prononcimin e Asaj Force, nuk cenohet operacionaliteti i FD.”.
Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, mund ta shkarkoni në linkun në vijim.